Bajrami: Të përsërisim lojën e vitit të kaluar

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi ka vazhduar me stërvitje intensive para ndeshjes së parë të kampionatit të ri, kur të dielën do të përballet me kampionin aktual KF Vardarin nga Shkupi.

Faza përgatitore ka qenë mjaft e mirë dhe ekipi duket të jetë mirë i përgatitur, ndërsa edhe ndeshjet kontrolluese që ka luajtur Shkupi kanë treguar se ndryshimet e vogla që kanë ndodhur në skuadër, nuk kanë bërë që të ndjehet ndonjë mungesë e madhe.

Pikërisht në vigjilje të ndeshjes së nesërme ka folur futbollisti me përvojë, Muharem Bajrami, i cili mes tjerash ka potencuar se kjo është vetëm ndeshja e parë dhe se Shkupi do të kërkojë rezultat pozitiv.

“E kemi parasysh se epitetin e favoritit në këtë ndeshje e ka Vardari, i cili sezonin e fillon si kampion aktual dhe padyshim që ka një ekip kualitativ. Sigurisht se ne nuk mendojmë në asnjë rezultat tjetër përveç se në atë pozitiv, ku edhe barazim për ne është i pranueshëm. Mendoj se kemi ekip kompakt, pasi që nuk kemi ndryshime në skuadër, në përjashtim të largimit të Mevlan Muratit.

Edhe përkundër faktit se është derbi, ne duhet që këtë ndeshje ta marrim me qetësi, pasi që është vetëm ndeshja e parë e kampionatit, që është mjaft i gjatë. Shpresoj se me paraqitje të mirë të ekipit të përsërisim lojën e vitit të kaluar kur në xhiron e parë ndaj Vardarit luajtëm baras 2:2”, ka thënë Muharrem Bajrami.

Skuadra e Shkupit do të vazhdojë me stërvitje edhe sot (e shtunë), ndërsa nesër në mëngjes do të niset për Strumicë, ku do të ketë karantin ditor, që sa më mirë ta pret ndeshjen. Shkaku i dënimit që ka skuadra e Vardarit, është vendosur ndeshja të luhet në Strumicë, në stadiumin “Mlladost”, ndërsa ndeshja është shpallur e rrezikut të lartë dhe nuk do të lejohen të hyjnë tifozë mysafir. Përballja Vardari – Shkupi fillon në orën 20:00, ndërsa si zakonisht kjo në faqen zyrtare të FFM-s, do të ketë transmetim të drejtpërdrejt. /fcshkupi/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT