Shkupi humbi tri pikë në Çair

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit pas një pikë të madhe që kishte marrë javën e parë ndaj Vardarit, ka humbur në shtëpi nga Rabotniçki me vetëm një gol, të cilin e shënoj qysh në minutën e 28-të Leon Najdovski. Shkupi tentoi gjatë gjithë ndeshjes të shënoj, por në asnjë moment nuk kanosi rrezikshëm portën kundërshtare.

Në stadiumin e Çairit, skuadra kuadër të xhiros së dytë të Ligës së parë futbollistike të Maqedonisë, Shkupi ishte nikoqire e ekipit të Rabotniçkit, ku ndeshja u luajt në kushte dhe kohë të mirë. Por në fund tri pikët shkuan në konton e mysafirëve, të cilët shënuar fitore me rezultat minimal 1:0.

Që në fillim të ndeshjes të parët që u kanosën me rast konkret, ishin mysafirët, kur futbollisti i ri Elif Elmaz në minutën e pestë kishte rast për të hapur rezultatin. Në të gjashtëmbëdhjetën Ivanovski përsëri dërgoi një goditje të fortë, por fat që në portën e Shkupit ishte portieri Suat Zendeli. Si rezultat i aksioneve të shpeshta të mysafirëve, në minutën e 29-të, pas një krosimi të Emir Sahitit, me kokë shënoi Najdovski.

Deri në fund të pjesës së parë pas pranimit të golit, iniciativa kaloi në anën e futbollistëve të Shkupit, të cilët përmes Florent Osmanit, Besar Isenit, dhe Muharrem Bajramit tentuan disa herë që të barazojnë por rezultati mbeti i pandryshuar. Rastin më të mirë në pjesën e parë për Shkupin e kishte Husein Demiri në minutën e 42-të, por portieri Shishkovski me një kërcim akrobatik largoi topin i cili kishte drejtim të përfundoj në rrjetë.

Edhe në pjesën e dytë Shkupi filloi me shanse, duke treguar dominim gjatë gjithë 45 minutave, duke tentuar që të shënojnë golin e barazimit, por mysafirët me shumë xhelozi e ruajtën epërsinë. Kur Shkupi ishte i tëri në sulm, nga ana tjetër nga një kundërsulm Herera kanoi portën e Zendelit. Shkupi deri në fund vazhdoi presionin ndaj Rabotniçkit, ndërsa rreziku më i madh për Shishkovski ishte goditja e Fatmir Arifit në minutën e 81-të, por rezultati nuk u ndryshua deri në fishkëllimën e fundit të referit Marjan Eckoski.

SHKUPI – RABOTNIÇKI 0:1 (0:1)

Stadiumi i Çairit në Shkup

Shikues: /

Arbitër: Marjan Eckoski

Arbitra anësorë: Aco Macevski dhe Llaze Çakarevski

Arbitri i katërt: Josip Barton

Delegat: Zoran Nedev

Golashënues: Leon Najdovski ’29 (Rabotniçki)

Kartona të verdhë: M. Bajrami dhe B. Asani (Shkupi), ndërsa B. Najdenov (Rabotniçki)

Karton i kuq: /

SHKUPI: Zendeli, Bajrami, Adili, Kadriu (’79 Arifi), Demiri, Iseni, Janevski (’63 Zuka),Berisha, Osmani (‘87 Ademi), Asani dhe Llazarevski

Trajner: Visar Ganiu

RABOTNIÇKI: Shishkovski, Najdovski, Mitrev, Najdenov, Siljanovski, Markoski (61′ Galiç), E. Sahiti (63′ Herera), Elmaz (54′ Duranski)., Naumçevski, Ivanovski, Trajçevski.

Trajner: Viktor Trenevski

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT