Shkupi kthehet me epërsi nga Strumica

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi ka shënuar fitore me vlerë në ndeshjen e parë si mysafire e Akademija Pandev (1/8 e finales së Kupës së Maqedonisë), skuadër kjo lidere e Ligës së Dytë, por që me përbërjen e futbollistëve është konkurruese edhe me ekipet e Ligës së Parë.

Edhe pse pjesa e parë ka përfunduar me rrjete të paprekura, skuadra e Shkupit ishte ajo që më shumë e donte fitoren dhe sulmonte nga të gjitha anët. Raste të njëpasnjëshme kishin Besar Iseni, i cili me një goditje të fortë duhej shumë pak që të zbulojë rezultatin, ndërsa në anën tjetër edhe përforcimi i ri i Shkupit, Khalil Mustafa Lambin nga një solo aksion kërkoi të shënoj golin e tij të parë në fanellën e Shkupit, por fundi nuk ishte i suksesshëm.

Edhe në pjesën e dytë të përzgjedhur e trajnerit Visar Ganiu me gjysmë raste dhe posedim të topit filluan që të sulmojnë portën kundërshtare.

Husein Demiri kishte i pari në pjesën e dytë mundësi për të shënuar, por goditja e tij ishte ndalur nga mbrojtja e Pandevit, ndërsa Muharem Bajrami tentoi që me mjeshtrin e tij nga gjuajtja e lirë të shënojë golin e parë. Vetëm tetë minuta para fundit, edhe një herë ka dalë që të shënojë golin e fitores për Shkupin, pas atij të fundjavës ndaj Pelisterit, mbrojtësi Dimitrija Llazarevski, i cili pas një tollovie në zonën e rreptesisë kundështare ishte më i shkathët për 1:0, që doli të jetë goli i fitores.

Në pjesën e dytë trajneri Visar Ganiu shfrytëzoi mundësinë e tri zëvendësimeve, duke futur në lojë Florent Osmanin, Fisnik Zukën dhe Ermedin Ademin, ndërsa nga loja largoi Florian Kadriun, Khalil Lambin dhe Aliou Traore.

Ndeshja e kthimit Shkupi – Akademija Pandev do të luhet me 12.10.2016 me fillim në orën 14:00 në stadiumin e Çairit në pranin e shikuesve.

Ekipi i FC Shkupi në ndeshjen kundër Akademija Pandev është paraqitur me këtë formacion.

  1. Marjan Maxharoski
  2. Edis Maliqi
  3. Dimitrija Llazarevski
  4. Mevlan Adili
  5. Muharem Bajrami
  6. Florent Kadriu
  7. Husein Demiri
  8. Besir Iseni
  9. Khalil Lambin
  10. Aliou Traore
  11. Bujamin Asani (C)
  12. Suat Zendeli
  13. Fisnik Zuka
  14. Filip Janevski
  15. Florent Osmani
  16. Ermedin Ademi
  17. Samir Shabani
  18. Fatmir Arifi

Trajner: Visar Ganiu

 

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT