Husein Demiri lëndoi ligamentet e krahut

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi në ndeshjen e javës së shtatë të Ligës së Parë të Maqedonisë ka humbur shansin e mirë për të marrë tri pikë ndaj Sileksit, pasi kishte në kontroll gjithë ndeshjen duke dërguar gjithsej 13 goditje nga të cilat shtatë ishin drejt portës. Përveç dy pikëve që humbi, Shkupi në këtë ndeshje ka mbetur pa sulmuesin Husein Demiri, i cili ka lënduar krahun e djathtë.

husein-demiri-i-lenduar

Kur po luhej minuta e 58-të, në një duel për topin, Demiri është goditur nga pas nga një futbollist i Sileksit dhe gjatë rënies në tokë ka lënduar rëndë krahun. Më pas duhej të ndërpritej për disa minuta ndeshja dhe me veturën e ndihmës së shpjet Demiri u dërgua në spital, ku i janë bërë intervenimet e para. Sipas stafit mjekësor të FC Shkupi mësojmë se sulmuesi shtatlartë Demiri ka të dëmtuar ligamentet e krahut të djathtë, ndërsa tani është në mjekim shtëpiak. Stafi mjekësor ka thënë se ditëve në vijim pasi të bëjnë ekzaminimet mjekësore do të japin detaje më konkrete lidhur me lëndimin dhe se sa do të mbetet jashtë fushe sulmuesi Husein Demiri.

Të përkujtojmë se ndeshja Shkupi – Sileksi përfundoi me barazim 1:1, ndërsa ndeshjen e radhës skuadra nga Çairi do ta luan në fushë mysafire kundër ekipit të Makedonija Gj.P. /fcshkupi.com/

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT