Ameti i dha fitoren Shkupit ndaj Zajazit

Shpërndaje:

Ameti i dha fitoren Shkupit ndaj ZajazitKampionati i Ligës së Dytë do të ketë një pazuë dyjavore, shkaku i ndeshjeve kualifikuese të reprezentacionit të Maqdonisë dhe këtë rast skuadra FC Shkupi e ka shfrytëzuar për të luajtur ndeshje kontrolluese.

Pikërisht të mërkurën në stadiumin e Çairit në Shkup mysafire ishte skuadra kampione e Ligës së Tretë – Perëndim, KF Zajazi, me të cilët Shkupi ka shënuar fitore minimale 1:0.

Në këtë ndeshje trajneri Zekirija Ramadani kishte pushuar numrin më të madh të futbollistëve standard të ekipit dhe duke ju dhënë hapësirë një numri të madh të futbollistëve të rinj.

Pjesa e parë e takimit ka përfunduar me rezultat të barabartë, 0:0, por në këtë gjysëmpjesë shkupjanët kishin iniciativë dhe krijuan disa raste për të shënuar.

Në pjesën e dytë Ramadani u dha hapqësirë edhe disa futbollistëve që luajnë për ekipin e të rinjve, të cilët edhe dëshmuan se bëhet fjalë për futbollist të talentuar.

Luhej minuta e 80-të, kur Bunjamin Ameti me një depërtim të mirë nga e djathta, arrti të lirohet nga mbrojtja e Zajazit dhe me goditje të fortë të shënojë golin e fitores.

Ndeshjen e radhës Shkupi e luan të dielën (16.11.2014), kundër ekipit të Shkëndijës.

Trajneri Ramadani këtë ndeshje e filloi me këtë formacion:

  1. Krenar Ramadani
  2. Minas Osmani
  3. Leonard Kallaba
  4. Fatmir Arifi
  5. Besar Iseni
  6. Fisnik Zuka
  7. Flakron Ajdari
  8. Erkan Seferi
  9. Mumin Sallai
  10. Bunjamin Shabani
  11. Afrim Luma

Në lojë u inkuadruan edhe: Etem Arsllani, Hadis Qaili, Bunjamin Ameti, Albert Naxhaku, Armend Çajani, Lavdrim Ameti, Arian Bela dhe Jasir Bajrami. /fcshkupi.com/

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT