Asani: Udhëtojmë për Tetovë për të vazhduar serinë pozitive

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit ka përfunduar sot stërvitjen e fundit para sfidës së nesërme kur do të udhëtojë për në Tetovë, në duelin e javës së 7-të të Ligës së Parë të Maqedonisë, kundër Renovës.

Pas tri fitoreve të një pas njëshme futbollistët e Shkupit kanë punuar për përballjen ndaj Renovës, skuadër kjo që vitet e fundit ishte një nga skuadrat që rregullisht kërkonte kreun e tabelës dhe pjesëmarrjen në garat evropiane.

Por trajneri Ardian Nuhiu, për këtë ndeshje ka punuar mirë me ekipin dhe të gjithë futbollistët ndjehem mirë, ndërsa në ekip mbretëron atmosferë shumë pozitive për të vazhduar serinë e rezultateve të mira.

Pikërisht për duelin ndaj Renovës ka folur futbollisti i krahut, Shpend Asani, i cili vjen pikërisht nga Tetova dhe e njeh mirë si fushën ashtu edhe skuadrën e Renovës.

“Jemi të vetëdijshëm se jemi në një fazë të ndeshjeve të vështira, secila ekip kërkon të shkëputë sa më shumë pikë, andaj secila përballje është sfidë e re dhe kundërshtar me strategji ndryshe të lojës. Udhëtojmë në Tetovë në një terren të mirë që na jep mundësi të luajmë futboll cilësor, ndërsa Renova është kundërshtar që duhet respektuar. Udhëtojmë për Tetovë për të vazhduar serinë e rezultateve pozitive dhe shpresojmë të kthehemi kokën lartë në Shkup”, ka thënë Shpend Asani, i cili në këtë sezon është një nga futbollistët që ka treguar ecuri të lartë, duke asistuar në disa gola.

Trajneri Ardian Nuhiu për këtë ndeshje nuk ka futbollistë të lënduar, andaj do ta ketë të lehtë për të formuar ekipin i cili do të përballet të shtunën ndaj Renovës, ndeshje kjo që luhet në Stadiumin e Qytetit me fillim në orën 15:30.

Përballjen Renova – Shkupi do ta drejtojë, arbitri nga Shtipi Stojançe Stojanov, me ndihmësit e tij Nikolla Karakolev dhe Igor Shirilov si dhe arbitri i katërt Krumisllav Gjorgiev. Delegat i ndeshjes është Islam Ismaili nga Kërçova, ndërsa kontrollor Zoran Nikollovski nga Shkupi.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT