Bajrami: Me angazhim dhe koncentrim, do të kthehemi kokëlartë

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit ka zhvilluar gjatë gjithë javës përgatitje intensive për ndeshjen e javës së tretë të Ligës së Parë të Maqedonisë, kur të shtunën do të udhëtojë drejt Prilepit, më saktësisht në Mogillë do të luajë kundër Pobedës nikoqire.

Edhe pse ekipi kishte disa problem me futbollistë të lënduar, për duelin e të shtunës jashtë listës së trajnerit Ardian Nuhiu, do të mbetet vetëm Bunjamin Shabani, i cili u lëndua në ndeshjen e fundit ndaj Shkëndijës.

Për duelin e të shtunës për faqen zyrtare të klubit është prononcuar mesfushori Muharem Bajrami, i cili ka thënë se secila javë është sfidë e re dhe se ekipi ka punuar maksimalisht për të nxjerrë rezultat pozitiv.

“Padyshim se na pret një ndeshje mjaft e vështirë, por ne i marrim të gjitha duelet një nga një. Pozitive për ne është që në këtë ndeshje do të jemi gati se të kompletuar, ndërsa në ekip është një atmosferë pozitive që premton se do të marrim rezultat pozitiv. Sigurisht se për të arritur këtë duhet të zbatojmë në praktikë urdhrat e marra nga trajneri Ardian Nuhiu, që besoj se me angazhim maksimal të të gjithë lojtarëve dhe koncentrim më të madh në përmbyllje të aksioneve, do të kthehemi kokëlartë nga kjo përballje”, ka thënë Bajrami.

Ndeshja KF Pobeda – FC Shkupi luhet të shtunën në stadiumin e Mogillës, me fillim në orën 16:30, ndërsa drejtësinë do ta ndajë Marjan Gocevski nga Strumica, me ndihmësit e tij Petar Novaçev (Veles), Toshe Icev (Kavadar)  dhe refer i katërt Aleksandar Angellov nga Koçani.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT