Basilio i gatshëm për sezonin e ri

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit tani më është duke zhvilluar përgatitjet përfundimtare, vetëm pak ditë para fillimit të sezonit pranveror, ndërsa ekipi nga dita në ditë po merr formën e saj. Lajm i mirë për të gjithë në klub, është se tani më stërvitjet me ekipin i ka filluar Basilio Ndong, i cili që nga nëntori i vitit të kaluar, ishte jashtë terreneve sportive.

E gjithë kjo kishte ardhur si shkak i lëndimit të gjatë që e kishte munduar futbollistin nga Guineja Ekuatoriale. Edhe përkundër përpjekjeve të shumta, që gjithçka të kalojë me terapi të shpeshta, në fund ishte e patjetërsueshme intervenimi kirurgjikal, që futbollisti e ka kryer në meniskun e këmbës së djathtë.

Futbollisti 20 vjeçar ishte së bashku me ekipin në Antali dhe kishte punuar në fillim i diferencuar nga ekipi, që më pas ngadalë të bashkohet me skuadrën, por vetëm duke kryer vrapime të lehta. Nga kthimi në Shkup, Basilio ka marrë dritë jeshile nga stafi mjekësor dhe tani më do të jetë i gatshëm që të ndihmojë ekipin e udhëhequr nga trajneri Umit Karan, i cili do të ketë zgjedhje më të madhe të lojtarëve. Ndong me Shkupin është bashkuar nga janari i vitit 2018, ndërsa këtë sezon kishte tetë paraqitje në kampionat dhe në dy ndeshjet e luajtura në kuadër të kualifikimeve të Ligës së Evropës, ndaj skuadrës së Glasgow Rangers.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT