Besart Krivanjeva u rikthehet stërvitjeve

Shpërndaje:

Mbrojtësi shkupjan, 22 vjeçari Besart Krivanjeva tani më është rikthyer në terrenin e blertë për të filluar me përgatitje fizike, pas lëndimit që kishte marrë gati pesë javë më parë në ndeshjen kampionate kur Shkupi po luante kundër Shkëndijës.

Krivanjeva tani më ka lënë pas vete lëndimin dhe pritet në kohë sa më të shpejtë të rikthehet me grupin, e që sipas stafit mjekësor nga java e ardhshme do të jetë i gatshëm të punoj me top dhe me skuadër.

“Jam mjaft i kënaqur që lash pas vete lëndimin, besoj se do arrij shumë shpejt të rikthehem edhe më i fortë dhe të ndihmojë skuadrën në fazën e dytë të kampionat. Sigurisht se lëndimi ishte i tillë që nuk kam mundur të stërvitem dhe as të luaj me top, por besoj se do arrijë të kap formën e duhur në afat sa më të shpejt kohor”, është shprehur Krivanjeva.

Skuadra e Shkupit edhe sot ka vazhduar me dy stërvitje atë të paradites dhe pasdites, ndërsa të përkujtomë se për të shtunën është planifikuar dhe ndeshje kontrolluese, ku mysafir në stadiumin e Çairit do të jetë ekipi i Borecit të Velesit.

 

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT