Ermedin Adem optimist për duelin ndaj Pobedës

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit pas fitores së parë sezonale ndaj Renovës, të shtunën do të ketë përballë një sfidë të re, atë kundër Pobedës, ndeshje kjo që luhet në kuadër të xhiros së 23-të të LPFM-s.

Ekipi sot kishte stërvitjen e fundit, ndërsa ndeshja luhet një ditë më herët, pas kërkesës së bërë nga seleksionuesi i reprezentacionit të Maqedonisë, Igor Angellovski i cili do të përgatitet për ndeshjen kualifikuese për KB 2018 që luan ndaj Lihetshtajnit dhe atë kontrolluesen ndaj Bjellorusisë.

Të gjithë futbollistët e FC Shkupi ndjehen të motivuar për të vazhduar serinë e tri ndeshjeve pa disfatë, ndërsa i vetmi problem mbetet dokumentacioni i Emmanuel Mbellas i cili edhe më tutje nuk ka marrë dritë jeshile nga FIFA.

Për duelin ndaj Pobedës ka folur Ermedin Adem, i cili beson te skuadra se me lojë të disiplinuar do të vjen edhe suksesi i radhës në Prilep.

“Mendoj se nuk kemi çka të humbasim në këtë ndeshje, ne do të shkojmë për të luajtur lojën tonë, me të cilën edhe kemi shënuar suksese në këtë sezon. Do të tentojmë që në secilin moment të ndëshkojmë çdo gabim të kundërshtarit, por në të njëjtën kohë duke u përkushtuar edhe në mbrojtje. Mendoj që ekipi vërtet është në një formë të mirë, por ndoshta në këtë ndeshje dobësia më e madhe do të jetë që luajmë në një fushë jashtë standardeve dhe shpresojmë të mos ketë asnjë problem. Kemi punuar në maksimum edhe për këtë duel dhe tani na mbetet që vetëm se të dalim në fushë për të treguar se Shkupi është ekip që duhet respektuar”, ka thënë Adem.

Edhe për këtë ndeshje Shkupi do të jetë pa Emmanuel Mbella dhe Filip Janevskin. Ndeshja Pobeda – Shkupi luhet të shtunën në stadiumin e ARS-s në Mogilla të Prilepit, me fillim në orën 14:00.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT