FC Shkupi nderon kampionët e Futsalit

Shpërndaje:

Dita e shtunë, 20 maji pa dyshim që është data historike për klubin e futsalit Shkupi nga Çairi. Djelmoshat “bardhekaltër” mbrëmë shkruajtën historinë duke u shpallur kampion të Maqedonisë për herë të parë në historikun e tyre, ndërsa një gjë e tillë gëzoi tej mase të gjithë tifozët dhe klubet si motra të skuadrës së Futsal Shkupit.
Në shenjë respekti drejtuesit e klubit të futbollit FC Shkupi para ndeshjes së sotme të javës së 35-të kundër Bregallnicës do të mirëpresin kampionët e ri të futsalit, duke i përgëzuar ata për punën dhe këtë sukses që e arritën.
Është pa dyshim ky sukses i përbashkët, pasi pjesë e sukseseve të Futsal Shkupit ishin edhe vetë drejtuesit e klubit të futbollit, FC Shkupi si dhe Komuna e Çairit, që përkrahi këtë skuadër bashkë edhe me disa donatorë të tjerë.
Rikujtojmë ndeshja FC Shkupi – Bregallnica starton në ora 16:30 në stadiumin e Çairit, aty ku të pranishmit paraprakisht në mënyrë dinjitoze do të kenë mundësinë ti përshëndesin kampionët e ri të Futsal Shkupit.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT