FC Shkupi vazhdon punën në Ohër.

FC Shkupi vazhdon punën në Ohër. Në orët e hershme të së dielën ekspedita 30 anëtarësh e FC Shkupi është nisur për në Ohër…

…ku për 13 ditët në vazhdim do të punojë në kushte profesionale për të shtuar nivelin e përgatitjeve për sezonin pranveror.Skuadra e ripërtërirë nga Çairi, ku në afatin kalimtar janë bashkuar numër i madh i futbollistëve me përvojë nga Liga e Parë, do të kërkojë të shfrytëzojë në maksimum kushtet që ofron qendra sportive në Ohër, ndërsa stafi teknik me në krye trajnerin Zekirija Ramdani kanë përpiluar një plan shumë të ngjeshur për të akumuluar sa më shumë teknika dhe taktika të reja.

“Kemi arritur sot në Ohër ku paradite u akomoduam, ndërsa në orët e pasdites kemi zhvilluar dhe stërvitjen e parë. Qëllimi i këtyre përgatitjeve do të jetë që të punojmë në ngritjen e kondicionit në aspektin fizik, e që kjo është dhe pjesa elementare e futbollit. Ne çdo ditë do të kemi tema të reja që dot përpunojmë, sigurisht se so ti japim rëndësi secilës në veçanti, do të punojmë me sulmin, mbrojtjen dhe kundërsulmin, por gjithsesi pa lënë anash që edhe mbrojtjen nga kundërsulmi. Mirëpo ajo që është themel i këtyre përgatitjeve, do të jetë aspekti kondicional dhe fizik”, ka thënë trajneri i ri i FC Shkupi, Zekrija Ramadani.

Në kuadër të përgatitjeve dy javore në Ohër, FC Shkupi tani më ka zyrtarizuar se miqësore do të luaj me KF Zajazi me 5 shkurt dhe më 13 shkurt me FK Pelisterin nga Manastiri. Ndërsa ekziston mundësia që të luhet miqësore edhe me 7 shkurt me skuadrën nga kampionati i Serbisë, “Javor”, dhe me skuadrën e Euromilk, e cila gjithashtu është në përgatitje në Ohër. / FC Shkupi

Përgjigjuni komentit