Filloi me punë faqja zyrtare, na qoftë për hajr

Shpërndaje:

Filloi me punë faqja zyrtare, na qoftë për hajrTë nderuar miq dhe ju të gjithë dashamirë të futbollit, ndërsa në veçanti tifozë të FC Shkupi.

Duke marrë parasysh se klubi ynë i zemrës nga dita në ditë po tenton që të përmirësojë imazhin që kishte ndërtuar vite me radhë, së fundmi iniciativa e kryesisë së FC Shkupi është që edhe të gjitha të rejat e fundit tua sjellë përmes web faqes zyrtare, përmes së cilës do të mundohemi që të jemi edhe më afër me gjithçka që ndodhë në klub dhe rreth klubit.

Faqja zyrtare e klubit do të mundohet të ju sjell informacionet më të reja nga secila ndeshje, si dhe përgatitjet para ndeshjes dhe nënkuptohet edhe informacionet pas ndeshjeve. Intervista, lajme, foto dhe video do të punohen në bashkëpunim me të gjithë ata që po e ndihmojnë klubin, ndërsa pa dyshim se bashkëpunimi do të jetë në nivel të lartë me të gjitha mediat në Maqedoni, pa përjashtim se a janë ato të shkruara apo vizive, apo në cilën gjuhë flasin ata.

Faqja zyrtare do të sjell për ju dhe ekipin momental, por duke mos harruar edhe historinë e lavdishme të klubit tonë të zemrës, që për shumë vite me radhë ishte “KALA” e pamposhtur për secilën skuadër në Maqedoni dhe jashtë shtetit.

Me shpresë se gjithçka do të jetë në nivel të profesionalizmit, ne prej sot vendosëm që të lëshojmë faqën zyrtare të FC Shkupi, i cili do të jetë burim i informacionit për të gjithë shqiptarët, pa dallim se ku jetojnë. E dijmë që ka ende shumë punë për të bë dhe shpresojmë që përditësimi i sitit të shkon sa më shpejtë., dhe gabimet që janë përvjedhur sa më shpejtë të eliminohen

Me respekt stafi i faqes www.fcshkupi.com

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT