Futbollistët dhe kryesia në iftar të përbashkët

Shpërndaje:

Pa përfundimit të ndeshjes së fundit të balotazhit, me të kthyer në Shkup kryesia e klubit me kryetarin Ejup Ademi dhe nënkryetarin Suat Alia kanë organizuar një pritje, duke shtruar dhe iftar për skuadrën. Në takimin e sotëm, që ishte edhe i fundit për kryesinë, kryetari në largim Ejup Ademi falënderoi të gjithë futbollistët, stafin, anëtarët e kryesisë si dhe tifozët “Shvercerat” për një sezon që ishte mjaft me sfida, por që në fund përfundoi me sigurimin e mbetjes në Ligën e Parë. Mes tjerash fjalim para futbollistëve kishte kryetari Ejup Ademi, i cili tha:

“Dëshiroj që të falënderoj të gjithë futbollistët, ekipin e trajnerëve, stafin në përgjithësi dhe gjithë ata që ndihmuan në këtë sezon mjaft të vështirë për ekipin. Ju dëshiroj fillimisht shëndet të gjithë futbollistëve dhe suksese të mëtejme”.

Gjithashtu edhe trajneri Ardian Nuhiu me disa fjalë falënderoi të gjithë futbollistët por edhe kryesinë për bashkëpunimin e deritanishëm.

“Dua të falënderoj secilin futbollist që ka dhënë maksimumin, e kam potencuar se futbolli është një nga sportet që nuk mundë të parashikohen të gjitha gjërat, nuk e kishim merituar të jemi në balotazh, por përsëri uroj të gjithë që arritëm të mbesim në mesin e më të mirëve. Falënderoj edhe kryesinë që kanë dhënë maksimumin, pa anashkaluar edhe rolin e madh që kanë pasur tifozët tanë “Shvercerat”, të cilët në secilën ndeshje ishin aleat i yni për çdo sukses”, ka thënë Nuhiu.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT