Gjithçka me të vjetrën, Shkupi fiton

Shpërndaje:

Gjithçka me të vjetrën, Shkupi fitonTë shtunën janë luajtur ndeshjet e xhiros së 10-të të Ligës së Dytë, ku ekipet e kreut kanë vazhduar të mos ndryshojnë pozitat e tyre.

Skuadra e Shkupit mbetet edhe më tutje e pamposhtur, kësaj radhe ka mundur skuadrën e Dritës në Bogovinë me rezultat 1:0.

Golin e vetëm në këtë ndeshje e ka shënuar Muharrem Bajrami në minutën e 29-të, ndërsa hero i ndeshjes padyshim se është portieri Suat Zendeli, i cili ka mbrojtur penalti në minutën e 55-të, të cilën e ekzekutoi Ertan Hasan, por Zendeli ka qenë në kryerje të detyrës duke kapur topin dhe duke lexuar anën në të cilën ka goditur Hasan.

Gjyqtari kryesor i kësaj ndeshje Albrim Shaqiri në pjesën e parë bëri një gabim të madh, duke mos akorduar penalti për Shkupin, kur kishte ndërhyrje të pastër ndaj Bujamin Asanit, ndërsa në pjesën e dytë akordoi penalti për Dritën, duke qenë shumë afër njëmbëdhjetëshit ku gjithçka ishte evidente, por vendimi i tij u prit me shumë pakënaqësi nga stoli i Shkupit të cilët nuk u pajtuan më këtë vendim.

Shkupi arriti të mbrohet deri në fund dhe me kundërsulme të shpeshta kërkonte edhe golin e dytë, që nuk e shënoi deri në fund, dhe kështu ndeshja ka përfunduar me rezultat 1:0.

Trajneri Radamdani edhe pas kësaj ndeshje është ndarë i kënaqur, edhe pse ishte i mendimit se kishte mundësi që rezultati të jetë edhe më i thellë.

“Jemi të kënaqur me fitoren dhe tri pikët e reja, por edhe me lojën e djemve tanë të cilët në përpikëri plotësuan detyrat që u kishim dhënë para ndeshjes. Nuk e komentoj asnjëherë referimin, kështu që edhe kësaj radhe e lë në ndërgjegjen e referit nëse kishte apo jo penalti. Do të vazhdojmë punën me të njëjtin ritëm dhe bëhemi gati tani për ndeshjen e radhës”, tha Ramadani.

Shkupi në xhiron e 11-të luan para tifozëve të saj në Çair, kur për kundërshtarë ka ekipin e Euromilk, të cilët në fazën e parë i kishte mundur në Maxhari me rezultat 2:1. / fcshkupi.com/

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT