Demiri: Kemi forcë për fitoren e radhës

Shpërndaje:

Në orët e paradites së sotme (e martë), skuadra e FC Shkupit ka zhvilluar dhe stërvitjen e fundit para duelit të javës së tetë, kur në Çair mysafire do të jetë ekipi i Pelisterit nga Manastiri. Skuadra e udhëhequr nga strategu Ardian Nuhiu do të jetë e kompletuar, pasi të gjithë futbollistët janë në gjendje të mirë dhe janë rikuperuar mirë pas ndeshjes të së shtunës që luajtën në Tetovë ndaj Renovës (0:0).

Për duelin e nesërm ka folur sulmuesi shtatëlartë Husein Demiri, i cili mes tjerash ka thënë se ndeshja e të mërkurës është me një vlerë të madhe dhe se ekipi duhet të mbajë ritmin e lartë edhe përkundër fazës së vështirë që po zhvillohet në kampionatin vendor.

“Kampionati nga java në javë po bëhet shumë interesant por edhe i vështirë. Jemi në një fazë kur luajmë dy ndeshje në javë dhe kuptohet që lodhja mundë të jetë prezent. Por sigurisht se nuk kemi kohë për të gjetur arsyetim, pasi na prêt dueli i radhës ndaj Pelisterit që tani më është në krizë rezultatesh. Ne kemi ndeshjen e fundit para tifozëve tanë në Çair sa i përket fazës së parë dhe më pas do të jemi mysafir në tri ndeshje të ardhshme. Besoj se kemi forcë të mjaftueshme për të marrë dhe fitoren e radhës dhe fundin e fazës së parë ta presim më të qetë në mesin e ekipeve më të mira. Do të bëjmë apel deri te tifozët tanë që të jenë në numër sa më të madh, pasi ata si zakonisht na frymëzojnë edhe më shumë drejt sukseseve dhe fitoreve të reja. Gëzon fakti se të gjithë futbollistët janë në formë dhe te të gjithë ekziston dëshira për suksese të reja”, është shprehur Husein Demiri.

Ndeshja FC Shkupi – KF Pelisteri luhet të mërkurën me fillim në orën 15:30 në stadiumin e Çairit në Shkup. Në këtë përballje drejtësinë do ta ndajë Stojançe Tërpçevski nga Kavadari me ndihmësit e tij nga Shkupi, Igor Shirilov, Nikolla Bozhinovski dhe Petar Mantev ndihmës i katërt nga Negotina. Delegat është Xhevdet Dalipi nga Kërçova, ndërsa kontrollor Branko manojlloski nga Tetova.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT