Ndeshja në Bogovinë nuk e priti fundin

Shkupi gati për fillim të mbarëDerbi i xhiros së 16-të të Ligës së Dytë të Maqedonisë, në mes skuadrës së Dritës dhe Shkupit nuk e ka pritur fundin, pasi që vetëm pas 19-të minutave lojë, gjithçka mori fundin.

Në një terren të papërshtatshëm për lojë i mbushur me ujë nga shiu që kishte ra pa ndërprerë, dy skuadrat filluan lojën në mënyrën më të mirë dhe si dy skuadra shqiptare përshëndetën njëra tjetrën. Por kjo pamje u prish kur në skenë doli gjyqtari kryesor i ndeshjes, Faton Mustafi, duke ndëshkuar mbrojtësin e ri të Shkupit Mevlan Adilin direkt me karton të kuq pas ndërhyrjes që bëri ndaj Armir Aliut.

Ky vendim skandaloz i gjyqtarit iu bashkangjit momenti kur personat përgjegjës për siguri në stadium provokuan publikun mysafir që më pas erdhi deri në incident dhe ndërprerje definitive të ndeshjes.

Treshja e gjyqtarëve kishte hyrë në dhomat e zhveshjes dhe nuk e vazhdoi ndeshjen, as pas 30 minutave pritjeje. Nga klubi paralajmërojnë kumtesë zyrtare për ndodhitë në stadium