Ramadani ka skanuar dje “Skopjen”

Ramadani ka skanuar dje “Skopjen”Skuadra e FC Shkupi nga e marta ka filluar me stërvitje intensive duke u fokusuar për ndeshjen e radhës, e cila do të jetë dhe sida e parë në fushë nikoqire në stadiumin e Çairit. Të gjithë futbollistët kan vazhduar punën intensive duke e harruar ndeshjen e të dielës në Bogovinë, për të qenë sa më të përgatitur për ekipin e “Skopjes”

Stafi teknik dhe futbollistët në takimin e të martës para fillimit të stërvitjeve kanë filluar misionin anti-“Skopje”, e për atmosferën në klub ka folur trajneri Zekerija Ramadani.“Kemi punuar sipas planit që edhe kishim planifikuar që më herët. Asgjë nuk ka ndryshuar në skemën e punës dhe të gjithë futbollistët janë të motivuar që të tregojnë në fushë kualitetet e tyre. Edhe pse ndeshje e të dielës u prit me shumë entuziazëm nga lojtarët tanë, e që nuk e priti fundin nga e gjithë ajo rrëmujë që ndodhi atë ditë, ne kemi lënë gjithçka pas shpine, duke mos u marrë me këto probleme, e njëkohësisht duke i lënë hapësirë organeve kompetente që të sjellin vendim përfundimtarë”, është shprehur trajneri Zekerija Ramadani.Trajneri Ramadani me stafin e tij nga afër kanë përcjellë dhe ndeshjen e “Skopjes” që ka luajtur ekipin e Pobeda Junior, duel ky që përfundoi pa fitues.
Të përkujtojmë se ndeshja e të shtunës Shkupi – “Skopje” do të drejtohet nga katërshja e gjyqtarëve nga Prilepi. Goran Spirkoski është gjyqtari kryesorë me ndihmësit Ilço Jordanoski dhe Zoran Kostoski, ndërsa gjyqtar i katërt është Goran Angeleski./ fcshkupi.com