Më insistim të kryesisë Shkupi do të luajë në Maxhari

Ditë më parë skuadra e Shkupit ishte e detyruar të kërkojë alternativa të ndryshme për të gjetur stadium ku do të vazhdojë sezonin pranveror të kampionatit 2017/18.

Kryesia kishte kërkuar që ndeshjet ti zhvillojë në kompleksin sportiv të FFM-s, “Petar Milloshevski”, ose në stadiumin “Boris Trajkovski” në Maxhari, por nga federata e futbollit nuk lejuan një gjë të tillë pasi kompleksi i FFM-s, nuk plotëson kushtet për ndeshjet e rrezikut të lartë dhe se në fund të muajit do të kenë turne reprezentacioni U17, ndërsa edhe stadiumi i dytë nuk ishte i disponueshëm.

Edhe pse KF Gostivari na ofroi që të shfrytëzojmë stadiumin e tyre dhe u arrit dakordi që ndeshjet të luhen në fushën e tyre, kryesia shkaku i tifozërisë dhe largësisë të Qytetit të Gostivarit, insistoi me ngulm që FFM të gjejë zgjidhje që ndeshjet të luhen në një nga fushat në Shkup.

Kështu që është arritur marrëveshja që deri në rregullimin e stadiumit të Çairit, skuadra e FC Shkupit do të jetë nikoqire në stadiumin “Boris Trajkovski” në lagjen e Maxharit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *