Intervistë me kryetarin e FC Shkupi z.Ejup Ademi

Shpërndaje:

Kenan Vatiç për mbrojtje më të fortëAdemi: Kërkojmë Ligën e Parë, por jo me çdo kusht. Ka ngelur edhe një ndeshje për t’u zhvilluar dhe FC Shkupi edhe zyrtarisht të përfundojë sezonin futbollistik 2013/2014. Siç e dini skuadra realizoi objektivin e saj, mbetjen në Ligën e dytë, ndërsa sezonin e përfundoi në pozitën e 4.

Nga radhët e ekipit shkupjan shprehen të kënaqur me rezultatin e arritur ndërkohë që kryetari i saj Ejup Ademi në intervistën dhënë portalit “fcshkupi.com” gjithashtu shprehet i kënaqur se mbajti premtimin e dhënë se Shkupi do të ngel në Ligën e dytë. Ai gjithashtu tregon edhe për vështirësitë që i ka pasur gjatë sezonit, flet për përforcimet të cilat pritet të vijnë dhe njëkohësisht edhe largimet të cilat pritet të ndodhin.

FC SHKUPI: Cili është vlerësimi juaj për sezonin që e lëmë pas dhe sa jeni i kënaqur me rezultatin e arritur?

E. ADEMI: Fillimisht dua të falënderoj bashkëpunëtorët e mi, kryesinë, futbollistët, stafin teknik dhe grupin e tifozëve ‘Shvercerat’ dhe gjithë ata që ndihmuan klubin këtë sezon. Pas gjithë asaj që kemi kaluar brenda një viti, ishte shumë vështirë pasi që pas pesë viteve ekipi u konsolidua dhe morëm gjitha detyrat që ne të garojmë në ligën e dytë. Mendoj se në pjesën e dytë me gjithë ata përforcime që i kemi bërë sipas statistikave jemi në vendin e parë, me gjithsejtë 30 pikë. Meritor për arritjen e synimit tonë, nuk jam vetëm unë, por edhe futbollistët, stafi teknik, të cilët ma kanë mundësuar ti bëjë punët e mia, ndërsa rezultati ishte i pamohueshëm.

FC SHKUPI:Sa ka qenë e vështirë të arrini qëllimin, pra të mbeteni në Ligën e dytë?

E. ADEMI: Thënë të drejtën s’ka qenë lehtë, por mendoj se me përkushtim të sinqertë dhe qasjes serioze ndaj secilës punë edhe suksesi nuk mungoi. Prej fillimit gjithçka kështu ka qenë. Të gjithë duke filluar nga unë si kryetar, pastaj kryesia, futbollistët, ‘Shvercerat’ dhe bashkëpunëtorët e mi, kemi pasur një qëllim fisnik, pasi të gjithë ne me kënaqësi e pranuam këtë sfidë duke dashur që t’u tregojmë të gjithëve se e kemi seriozisht kur kemi thënë që Shkupin do ta kthejmë aty ku e a vendin, pra në Ligën e Parë dhe çdo ditë që po kalon ne po i ngjajmë klubit të cilin edhe e synojmë. Mendoj se ia arritëm qëllimit.

FC SHKUPI: Ka ngelur edhe një ndeshje për tu zhvilluar në kuadër të parakualifikimeve për Kupën e Maqedonisë. A keni hartuar planet për sezonin e ri futbollistik. A do të ketë emra të ri të lojtarëve të cilët do të zbarkojnë në Çair?

E. ADEMI: Ajo që deri tani dihet është se kemi pasur një bisede me trajnerin Zekirja Ramadani. E dini se pas përfundimit të sezonit kemi arritur marrëveshje që bashkëpunimi ynë të vazhdojë edhe në sezonin e ri. Sa u përket përforcimeve, mendoj që ajo është punë e stafit teknik, ata vendosin për përforcimet, ndërsa unë do të mbështes çdo kërkesë të tyre.

FC SHKUPI: Sa përforcime i nevojiten klubit, ose në cilat segmente të lojës mendoni se Shkupi duhet të përforcohet?

E. ADEMI: Së shpejti do të mësohen emrat. Për mendimin tim 4 përforcime i nevojiten klubit, por nuk dua të spekulojë me emra. Atëherë kur do të ketë diçka konkrete do ti shpallim emrat e tyre. Ka ngelur edhe një ndeshje të zhvillojmë në kuadër të Kupës së Maqedonisë, më pas lojtarët do të shkojnë në pushim, ndërsa bashkë me stafin teknik do të mblidhemi dhe do të vendosim se cilët futbollist i nevojiten klubit për momentin.

FC SHKUPI: Përmendët pushimin. A keni menduar se ku do ti zhvillojë skuadra përgatitjet për sezonin e ri.

E. ADEMI: Unë mendoj që stafi teknik ka kryer punën e saj me sukses. Tash mbetet pjesa tjetër që ne si kryesi të përgatitemi për tu siguruar kushtet sa më të volitshme për futbollistët dhe stafin teknik. Mirëpo, në bashkëpunim me trajnerin Ramadani, do të vendosim edhe për përgatitjet dhe planet. Mendoj se është herët, por së shpejti edhe kjo gjë do të mësohet.

FC SHKUPI: Si është raporti kryesi – Shvercerat?

E. ADEMI: Bashkëpunimi me ‘Shvercerat’ as në të kaluarën s’ka munguar dhe ai ka qenë i shkëlqyer. Ajo çka ndodhi në Bogovinë është një mësim për ne që të mos të na ndodh në të ardhmen, pasi futbolli luhet për publikun. Çdo person që do të vjen ta shikojë Shkupin, pa marrë parasysh se çka është, duhet të mbajë përgjegjësinë për çdo veprim të tij. Do të mundohemi që ne si kryesi të bëjmë gjithçka që mos të përsëriten ato skenarë sepse ashtu nuk përkrahet klubi. Duhet të ecim përpara, ta ndërtojmë të ardhmen bashkërisht dhe të arrijmë në cakun e dëshiruar, Ligën e parë.

FC SHKUPI: Po bashkëpunimi me Federatën e Futbollit të Maqedonisë si është?

E. ADEMI: Sinqerisht kemi bashkëpunim të mirë si me kryetarin Illço Gjorgjiovski, por edhe me nënkryetarin Muhamet Sejdini. Ata kanë luajtur rolin e vet, ndërsa ne si klub s’mund të ankohemi në referim të dobët. Nuk kemi kërkuar nga ata lëmoshë, por kemi kërkuar të mbroheni nga padrejtësitë që janë bërë në të kaluarën. Mos harroni se edhe Federata ka interes që Shkupi të jetë në Ligën e parë, me gjithë atë publik që ka. /FCShkupi

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT