Iseni: Emocion që përsëri do jem para “Shvercerave” (VIDEO)

Skuadra e Shkupit ka përfunduar sot paradite me stërvitjen e fundit në prag të ndeshjes së të dielës, kur në Çair do të udhëtojë skuadra e KF Shkëndijës.

Gjendja shëndetësore e ekipit është shumë e mirë, pasi që trajneri Umit Karan nuk ka asnjë futbollist të lënduar, ndërsa mungesa e vetme është mbrojtësi Besart Krivanjeva i cili shkaku i pesë kartonëve të verdhë duhet të pushojë në këtë përballje.

Për ndeshjen e të dielës në ekip nga lëndimi është rikthyer Besar Iseni, për të cilin do të jetë ndeshja e parë pas rikthimit disa vjeçar në Çair.

“Jam shumë i lumtur që e kalova shumë shpejt lëndimin dhe tani më ka disa ditë që jam bashkuar me ekipin dhe kam stërvitur rregullisht. Shpresoj që do të marr besimin nga trajneri dhe do të jem i gatshëm që të ndihmojë ekipin në sfidat e radhës. Ndeshja e të dielës ndaj Shkëndijës, unë do të kisha thënë se nuk pritet ndryshe nga të tjerat. Për mua e veçanta e kësaj ndeshje është se pas disa viteve kthehem në Çair dhe do të luajë para “Shvercerave”, të cilët janë motori i sukseseve të ekipit.  Jemi një ekip që nga java ne javë po merr formë dhe po luajmë mirë dhe besoj se secili lojtar që do të jetë në fushë të dielën do të jep maksimumin si për rezultat pozitiv ashtu edhe për të kënaqur të gjithë ata tifozë që do të jenë në stadium”, ka thënë Iseni.

Ndeshja Shkupi – Shkëndija luhet të dielën me 10 mars në stadiumin e Çairit, ndërsa drejtësinë do ta ndajnë Marjan Markoski nga Ohri, më ndihmësit e tij Sllagjan Markoski dhe Ebrar Taravari nga Gostivari, ndërsa refer i katërt është Ivica Toshev nga Kavadari. Delegat i ndeshjes Zoran Vasevski nga Vinica, kontrollor Gjorgje Gocevski nga Strumica.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *