Kampionët e Shkupit arrijnë në Stamboll si mysafir të Fenerbahçes (FOTO)

Shpërndaje:

Gjenerata më e suksesshme e FC Shkupit, ajo e U17 mbrëmë ka udhëtuar drejt Stambollit të Turqisë, ndërsa sot pasdite është akomoduar në kompleksin e ekipit nikoqir Fenerbahçes “Dere aze Tesisleri”, ku janë pritur nga koordinatori i shkollës “Altyapem Sorunuz”.

Të gjithë futbollistët që janë të udhëhequr nga trajneri Erkan Murseli ndjehen mirë dhe sot kanë shfrytëzuar ditën për të pushuar nga udhëtimi, ndërsa nesër do të jenë përballë ekipit të Fenerbahçes të cilët janë një vit më të moshuar që i takojnë gjeneratës ‘99. Ky bashkëpunim është realizuar me ndihmën e trajnerit Sadetin Ali Setko, i cili gjithashtu ka udhëtuar së bashku me ekipin.

Kjo ftesë nga Fenerbahçe ka ardhur si rezultat i asaj që Shkupi është shpallur kampione e Maqedonisë, ndërsa skuadra që mbrëmë u përcoll edhe nga kryesua klubit për këtë duëhtim, është në këtë përbërje.

Artan Sherifi, Jusuf Aliu, Besir Iseni, Sejdiahmet Zendeli, Besir Ramadani, Sumer Hasan, Altin Sefo, Ruzhdi Curri, Musli Lika, Besnik Ferati, Bujar Ilazi, Rijad Idrizi, Ron Ademi, Halil Berisha, Suhejb Rushiti, Hasan Mamuti, Erblin Daci dhe Omer Jashari.

FC Shkupi me Fenerbahçen do t’i luajnë dy ndeshje miqësore, ku të parën do ta zhvillojnë me 12 shtatorë, ndërsa ndeshja e dytë ende nuk është caktuar se kur do të zhvillohet.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT