Karan: Falënderoj futbollistët e mi, të vazhdojnë kështu

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupi ka vazhduar me serinë pozitive në Ligën e Parë të Maqedonisë së Veriut, duke shënuar dhe fitoren e dytë në sezonin pranveror, kësaj radhe viktimë e bardhekaltërve ishte ekipi i Akademija Pandev që u mund në Strumicë me rezultatin 2:0.

Edhe kjo ndeshje ka treguar se ekipi i ri, i udhëhequr nga strategu Umit Karan nga ndeshja në ndeshje po merr formën e duhur, ndërsa Shkupi mbetet i pamposhtur tani më tetë ndeshje, apo më mirë thënë që nga nëntori i vitit 2018.

Padyshim se merita për këtë sukses ka i gjithë ekipi, por në veçanti duhet të përmendet edhe puna e stafit të trajnerëve me në krye Umit Karan.

Për ndeshjen e fundit ka folur trajneri turk i Shkupit Karan, i cili mes tjerash ka thënë se e dinte që nuk do të jetë ndeshje e lehtë, por skuadra u tregua kompakte dhe të gjithë së bashku si familje, arritën suksesin e radhës.

“Fillimisht duhet të kesh besim, ndërsa unë kam besim tek lojtarët e mi, ndërsa edhe ata besojnë në vetveten. Nuk ishte lehtë aspak që të arrijmë në këtë pikë gjatë kësaj pjese të sezonit, por jam i kënaqur pasi që kam lojtarë me karakter të mirë dhe me zemër të madhe. E kishim parasysh se nuk do të jetë lehtë të fitosh kundër Akademija Pandevit, por ne si nja skuadër kompakte ndihmuam njëri tjetrin që na bënë të jemi një ekip si familje. Ishte ndeshje shumë e rëndësishme për ne, ndërsa për tri pikët e fituara dua të falënderoj të gjithë futbollistët e mi dhe shpresoj që të vazhdojnë kështu. Respekt për të gjithë”, është shprehur Karan.

FC Shkupi në tri ndeshjet e para të sezonit pranveror ka dy fitore (Shkupi vs Pobeda 3:0 dhe Akademija Pandev vs Shkupi 0:2, ndërsa barazoi në Kratovë me Sileksin 2:2).

Skuadra e Shkupit ndeshjen e radhës e luan në cilësinë e nikoqirit në Çair, kur me 10 Mars takohet me liderin e tabelës, ekipin e Shkëndijës.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT