KF “Shkupi” trashëgimtar i sukseseve të “Slloga J.”

KF “Shkupi” trashëgimtar i sukseseve të “Slloga J.” Janë tejkaluar të gjitha pengesat juridike që KF “Shkupi”, të jetë trashigimtar i të gjitha sukseseve të ish skuadrës së Slloga J.

Në këtë mënyrë skuadra nga Çairi, trashëgon gjashtë trofetë e fituar nga ajo skuadër. Ndërsa objektivi kryesor i kësaj skuadre është sigurimi I mbijetesës në Ligën e Dytë, por nëse iu jepet rasti këta do orvatet të kualifikohen në elitën e futbollit vendor.

KF “Shkupi” edhe zyrtarisht ka kaluar të gjitha pengesat juridike për ndërimin e emrit nga Korozo në Shkupi. Skuadra nga Çairi, me këto ndryshime juridike iu ka dhënë fund edhe paqartësive se në të vërtetë a janë këta trashigimtar t ëish skuadrës Slloga Jugomagnat.  Numri një I kësaj skuadre Ajup Ademi, tha se Shkupi edhe zyrtarisht është trashigimtar i sukseve të kësaj skuadre.  “Thamë edhe më parë  se Shkupi është ëndër e çdo shqiptari dhe çdo shqiptar që jeton në Shkup, identifikohet me ish Slloga Jugomagnatin. Ne do të jemi trashigimtar të të gjitha sukseseve të  ish klubit Slloga Jugomagnat. Çdo send identifikohet me ish Slloga Jugomagnatin dhe nuk ka paqartësi reth kësaj çështje. Publikisht falënderoj z. Rafet Muminoviqin.”, tha numri një i skuadrës nga Çairi Ejup Ademi. Në këtë mënyrë skuadra e Shkupit, po trashëgon gjashtë trofe të fituara nga Slloga Jugomagnati. Sivjet si në elitën e futbollit vendor ashtu edhe në atë të Ligës së dytë, gara për mbijetesë do të jetë e vështirë. “Pëllumbat nga Çairi” objektiv kanë sigurimin e mbijetesës edhe pse  për momentin gjenden në mes të renditjes. “Objektivi i klubit dihet që është sigurimi i mbijetesës  edhe pse jemi në me stë tabelës. Mirëpo këtë vit është e vështirë të sigurohet edhe mbijetesa. Objektivi është mbetja në ligën e dytë, por nëse na jepet Shansi të ngjitemi në Ligën e parë do orvatemi ta shfrytëzojmë atë rast.“, tha Zekirja Ramadani kryetrajner i  KF “Shkupi”. Këto komente drejtuesit e Shkupit, i bënë  në takimin me gazetarë  në të cilën u prezantuan futbollistët e ri të angazhuar nga kjo skuadër. Ndërkohë Shkupi, sot edhe zyrtarisht ka nisur përgatitjet për sezonin pranveror.

Safet Ademi / Alsat-M

Përgjigjuni komentit