Shkupi – Pobeda luhet të shtunën në Çair

Shpërndaje:

Skuadra e FC Shkupit pas barazimit në javën e parë të Ligës së parë futbollistike të Maqedonisë ndaj Silkesit (1:1), tani më ka filluar përgatitjet për ndeshjen e radhës, kur në Çair do të jetë nikoqire e KF Pobedës nga Prilepi.

Edhe pse në kalendar ishte paraparë që kjo ndeshje të luhet të dielën, me kërkesë të FFM-së, e që arsye janë ndeshjet e Kupës së Maqedonisë që do të zhvillohen në mesjavën e ardhshme, është bërë kërkesë që ndeshja të luhet të shtunën (18.08.2018) me fillim në orën 17:00.

Kryesia e FC Shkupit dhe stafi i trajnerëve e kanë pranuar këtë kërkesë, nga fakti që edhe skuadra bardhekaltër do të luajë të mërkurën (22.08.2018), ndeshjen e parë të Kupës ndaj skuadrës Kit Go nga Pehçeva.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT