Mbella para debutimit zyrtar: “Nuk u frikësohem sfidave”

Shpërndaje:

Të dielën do të zhvillohet xhiroja e 24-t, e Ligës së Parë të Maqedonisë, ndërsa skuadra e FC Shkupit është nikoqire e Pelisterit të Manastirir, e që në këtë ndeshje do të jetë e kompletuar, pasi në ekip kthehet edhe Filip Janevski, ndërsa pritet dhe debutimi i francezit Emmanuel Mbella, i cili është shprehur se dueli me Pelisterin do të jetë një ndeshje mjaft e vështirë, ku duhet treguar se Shkupi është ekip që meriton të jetë në mesin e skuadrave më të forta në kampionat.

“Do të jetë ndeshje e vështirë në debutimin tim, sigurisht se do të dëshiroja një debutim me ndonjë kundërshtar më të lehtë, por nuk u frikësohem sfidave. Do të jetë një test i mirë për ne, pasi që tani jemi kompletuar, është rikthyer edhe Janevski dhe tani jemi të gjithë në shërbim të trajnerit dhe mendoj se tani është momenti të dëshmojmë nëse vërtet jemi skuadër që mundë të jemi në pozitë më të lartë në kampionat, pra kjo ndeshje do të jetë një test i mirë jo vetëm për mua, por për të gjithë lojtarët që do të marrin besimin e trajnerit. Ne presim të kemi mbështetje të madhe nga tifozët dhe të japim njëqind për qind nga vetja në këtë ndeshje”.

Ndeshja Shkupi – Pelisteri luhet të dielën me fillim në orën 15:00 në stadiumin e Çairit në Shkup, ndërsa drejtwsinw do ta ndajw Dimitar Meçkarovski.

 

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT