Mbella vazhdon me Shkupin edhe për një vit

Skuadra e Shkupit të mërkurën është kompletuar me ardhjen edhe të sulmuesit francez, Emmanuel Mbella. edhe përkundër shumë ofertave e që kishin arritur në adresë të futbollistit Mbella, ai i mbeti besnik skuadrës nga Çairi për të nënshkruar kontratë të re e cila është një vjeçare, me mundësi për ta vazhduar.

“Kam pasur shumë oferta nga shumë klube të ndryshme, por në bisedime me kryesinë dhe pas konsultimeve me menaxherin tim kemi vendosur që të vazhdojmë kontratën me Shkupi. Unë e vlerësoj shumë besimin që më ka dhënë kryesia, ndërsa shpresoj se këtë sezon do të jap edhe më shumë, duke gëzuar tifozët tanë “Shvercerat” me shumë fitore dhe shumë gola. Mendoj se do kemi një ekip shumë kompakte dhe stabile dhe do jemi ekip që do të konkurrojë për pozitë të lartë në tabelë”, është shprehur Mbella.

Menaxheri i Emmanuel Mbella, Blerim Sadiku edhe një herë ka falënderuar FC Shkupin për investimin te Mbella dhe për besimin e dhënë që të mbetet edhe një vit te Shkupi.

Në shenjë respekti kryesia e Shkupit i ka dhënë mundësinë që Mbella të zgjedhë numër të ri të fanellës, ndërsa tani numri 10 do të jetë në shpatullat e francezit i cili sezonin e kaluar ishte pjesë e skuadrës në 6 muaj dhe fitoi simpati të madhe te tifozët e Shkupit.

Skuadra e Shkupit ka vazhduar me stërvitje të rregullta në Shkup, duke shtuar intensitetin e tyre, pasi që nga kjo javë po zhvillohen nga dy seanca stërvitore, paradite dhe pasdite.

Share Now

Related Post

Përgjigjuni komentit