Minuta e fundit na e mohoi fitoren

Shpërndaje:

FC Shkupi arkëtoi një pikë në transfertë, duke luajtur baraz 2-2 me Makedonija Gj.P., edhe pse deri në minutën e 88-të kishte tri pikë në “xhep”. Dy penalti dhe katër gola të shënuar ishte epilogu final i ndeshjes në Gjorçe Petrov, ku FC Shkupi plot 45 minuta ishte me një lojtarë më pak në fushë, pas kartonit të dytë të verdhë të Abdulkadir Zangos.

 

Pas matjes së forcave në fillim të ndeshjes, ku të dy skuadrat ishin të kujdesshëm në terrenin e gjelbër. Kanosjen e parë e solli Toni Tipuriç, që godet me kokë pas rivënies nga këndi, ndërsa topi shkon mbi portë. Nga ana tjetër, Stojçevski në stil të njëjtë, godet e kokë , mirëpo rezultati mbeti i pandryshuar. Dhe kjo e fundit u ndryshua në minutën e 15, kur Hristijan Kirovski përfiton nga një duel me Amir Bilalin, brenda zonës së rrezikut, ndërsa nga pika e bardhë, nuk gabon Bobi Bozhinovski për 1-0. Një minutë më vonë, vendasit rrezikojnë portën e FC Shkupit me goditjen e Tanturovskit, por në vend dhe nivel të detyrës është Igor Aleksovski. Dhe në aksionin e radhës, në minutën e 19-të, FC Shkupi barazon shifrat në 1-1. Një vole goditje nga Viktor Angelovi nga 25 metra përfundon në këndin e pambrojtur të portierit Marko Jovanovski. Dhe vetëm 5 minuta më vonë, FC Shkupi bën përmbysje të plotë të rezultatit. Bradxhi asiston thellë me parabolë pas mbrojtjes vendase, ndërsa Suhel Muharemi me stil të njëjtë, për herë të dytë mposht portierin vendas, Jovanovskin për 1-2. Pasoi një periudhë ku kishte më shumë gabime në mesfushë, ndërsa FC Shkupi kërkonte golin nga kundërsulmet. Mirëpo në minutën e 43 një ndërhyrje e Adbulkadir Zangos ndaj Tanturovskit, solli dëm të dyfish për FC Shkupin – karton i dytë i verdhë (me automatizëm karton i kuq për Zangon) dhe penalti për vendasit. Mirëpo fati sportiv ishte në anën e FC Shkupit dhe Bobi Bozhinovski e dërgoi topin në këndi e poshtëm, ku Aleksovski arrin të ndalojë, ndërsa kapiteni vendas, në tentimin e dytë e drejtoi topin mbi portë.

Në fillim të pjesës së dytë, Hristijan Stojkoski ishte në zonën e rrezikut dhe para portës vendase, mirëpo mbrojtësit vendas intervenojnë në momentin e goditjes. Makedonija Gj.P. kanoset në minutën e 52, kur Robson godet nga 20 metra, miëpo portieri Aleksovski nuk lejon ndryshim të rezultatit. Në minutën e 61-të, autori i golit të parë, Viktor Angelov, kishte rast që të shënojë edhe golin e dytë, mirëpo pasi kalon mbrojtësin vendas , nuk gjuan preciz si në rastin e parë dhe topi përfundon në duart e portierit vendas. Në anën tjetër, pas një kundërsulmi të shpejtë, Stojçevski ndalet nga Igor Aleksovski. Në minutën e 65-të, Kirovski u kanos nga 20 metra, por edhe kësaj radhe në nivel të detyrës ishte portieri Aleksovski. Portieri i FC Shkupi u vu në sprovë edhe në minutën e 84-të, pas rivënies nga këndi dhe goditjes me kokë nga Felipe Santos, por rezultati mbeti i njëjtë. Mirëpo në minutën e 88-të vendasit arrijnë të barazojnë shifrat në 2-2 me një gol spektakolar nga braziliani Robson. Nuk kishte ndryshim të të rezultatit deri në fund të takimit dhe FC Shkupi arkëtoi një pikë, në një sfidë ku kishte gati në “xhep” plotë 3 pikë. Tani forcat koncetrohen për duelin e javës së 16-të, sfidën me Bellasicën, me 25 nëntor në stadiumin në Çair.

 

Makedonija Gj.P.- FC Shkupi 2-2 (1-2)

Stadiumi në Gjorçe Petrov

Shikues:

Arbitër kryesorë: Josip Barton (Shkup)

Ndihmësit: Slagjan Markoski (Gostivar) dhe Arbër Taravari (Gostivar)

Kartona të verdhë: Amir Bilali, Adbulkadir Zango, Hristijan Stojkoski (FC Shkupi), Tanturovski, Stojanovski, Rodrigez (Makedonija Gj.P)

Kartona të kuq: Adbulkadir Zango (2 kartona të verdhë)

Goalshënues: Bobi Bozhinovski 15′ (penalti), Viktor Angelov 19′, Suhel Muharemi 25′, Robson 88′

 

Makedonija Gj.P.: Jovanovski, Rodrigez, Mishevski, Bozhinovski, Da Silva, Kirosvki, Stojçevski, Stojanovski, Filipovski, Bilali, Tanturovski.

Trajner: Bobi Stojkoski

FC Shkupi : Igor Aleksovski, Abdulkadir Zango, Toni Tipuriç, Amir Bilali (Blagoja Ljamçevski 24′), Muharem Bajrami, Armel Braxhi, Suhel Muharemi (Besir Ramadani 46′), Besart Krivanjeva, Viktor Angelov, Serzhinjo, Kristijan Stojkoski.

Trajner: Umit Karan

Artikuj

Të ngjashme