Muharemi: Jemi në rrugë të duhur, do të japim maksimumin

Shpërndaje:

FC Shkupi është gati për 2 përballjet e fundit të sezonit vjeshtor. Përballja e parë do të jetë kundër Renovës në stadiumin në Çair, para se të sfidojë Rabotniçkin në transfertë. Seria e 3 ndeshjeve pa disfatë, ose 2 fitoreve (Vardarit dhe Bellasicës me 1-0) dhe një barazimi (në transfertë ndaj Makedonija Gj.P. 2-2), kanë ngritur edhe më shumë atmosferën pozitive. Pikërisht për një gjë të tillë kështu mendon edhe sulmuesi 17 vjeçar, Suhel Muharemi i cili në sezonin e kaluar u bë futbollisti më i ri në historinë e futbollit të Maqedonisë që ka shënuar gol.

Besoj se jemi në rrugën e duhur, pasi që kemi një ecuri pozitive. Jemi përgatitur mirë dhe presim që të vazhdojmë me rezultatet pozitive në ndeshjet e radhës. Shpresojë që të arrijmë rezultate pozitive në këto 180 minutat e fundit të sezonit vjeshtor. Ndeshja me Renovën për ne është një ndeshje shumë e rëndësishme dhe do të japim maksimumin për rezultat pozitiv dhe për ta çuar skuadrën sa më lartë në tabelën e klasifikimit. Si gjithnjë, edhe në këtë ndeshje kemi nevojë për përkrahjen nga tifozët tanë dhe “Shvercerët”, që së bashku t’i gëzohemi fitores në përballjen e fundit në terrenin vendas në sezonin vjeshtor. Natyrisht se për të gjithë është lodhje shtesë që brenda 10 ditëve zhvillojmë 4 ndeshje, por ne do të japim maksimumin në këto duele të fundit dhe pastaj të shijojmë pushimin”, tha mes tjerash Muharemi.

Trajneri Umit Karan nuk do të ketë mungesa për këtë përballje, pasi që Abdulkadir Zango rikthehet nga pezullimi me një ndeshje për shkak të kartonit të kuq, ndërsa Rron Broja përsëri do të konkurron për ekipin e parë, pasi kaloi lëndimin. Ndeshja FC Shkupi – Renova , do të zhvillohet të mërkurën (28 nëntor), me fillim në orën 13.00 në stadiumin e Çairit.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT