Ndalet seria pozitive me humbje minimale

Një gol e ka vendosur derbin e qytetit të Shkupit, ku skuadra e Vardarit fitoi ndaj FC Shkupit me rezultatin 1:0. Edhe pse skuadra e Shkupit kishte shumë raste për të shënuar, në fund nuk arriti të gjejë dhe të zhbllokojë portën e Gaçevskit, i cili në disa raste me intervenime të mira nuk lejoi sulmuesit shkupjan të vazhdojnë serinë  pozitive, por edhe në disa raste sulmuesit nuk ishin konkret.

Kanosja e parë ishte në minutën e 10-të me brazilian e vardarit Felipe. Rasti tjetër ishte për Blazhevskin, i cili godet ashpër, por mbron portieri Suad Zendeli. Në anën tjetër Shpend Asani kishte rastin më të mirë të ndeshjes, kur I gjet në pozitë të pastër për të shënuar, mirëpo portieri Gaçevski ndali topin për t dërguar në rivënie këndore. Se portierët në këtë ndeshje ishin në formë të mirë Zendeli ndalon përsëri një goditje të Xhigaurinit.

Deri në fund të pjesës së parë regjistruam edhe dy tentime të brazilianit Felipe dhe Nikolla Gligorovit, që nuk ishte preciz në goditjen me kokë.

Në pjesën e dytë Vardari shtoi presionin ndaj portës së Shkupit dhe kanosja e parë ishte nga Bergesian, por që topin e dërgon jashtë portës. Pak më vonë Hambarxhumian nuk ishte preciz. Por në minutën e 58 -të më në fund mposhtet Zendeli dhe mbrojtja e Shkupit, ndërsa autor i golit është Bergesian.

Në vazhdim Shkupi kaloi në sulm duke kërkuar barazimin. Fillimisht ishte Stojkoski që kanos portën e Gaçevskit, ndërsa pas aksionit të mirë të Krivanjevës dhe Shabanit, Jasharoski humbi rast ideal për barazim të rezultatit. Në anën tjetër Blazhevski sprovoi përsëri portën e Shkupit, ku përsëri fitues doli Suad Zendeli.

Në minutën e 74-të, krosoi Stojkoski nga gjuajtja e lirë, ndërsa me kokë reagon Mbella, por topi shkon skaj portës. Në 4 minuta para përfundimit të ndeshjes, ishte një situatë e dyshimtë në zonën e Vardarit kur rrëzohet Bunjamin Shabani, mirëpo arbitri Konstatin Vllahov nuk ishte ishte I sigurtë nëse do të duhej të tregon në pikën e bardhë. Dhe në aksionin e fundit , Mbella nuk arrin që të drejtojë topin në rrjetën e Vardarit, i cili arkëtoi pikë maksimale, ndërsa kjo ishte disfata e parë e Shkupit pas gjashtë ndeshjeve.

FCShkupi mbetet i pesti në tabelë me 12 pikë, ndërsa ndeshjen e radhës e luan si mysafire e Akademija Pandev në Strumicë, kur edhe fillon rrethi i dytë.

 

Share Now

Related Post

Përgjigjuni komentit