Nuhiu: Shkupi shpejt do të merr formë pozitive

Shpërndaje:

Nuhiu: Shkupi shpejt do të merr formë pozitiveEkspedita e FC Shkupi pasi që është akomoduar në Ohër, ku edhe po zhvillon fazën e dytë përgatitore, nuk ka humbur nga koha për të zhvilluar dhe stërvitjet e rregullta. Dita e dytë është shfrytëzuar maksimalisht, ndërsa për punë të mirë stafin dhe futbollistët i ka përcjellë edhe koha e mirë që ka mbizotëruar në mbarë vendin tonë. Nga kushtet që i ofron qendra sportive “Burimet e Bilijanës” në Ohër, të gjithë futbollistët dhe stafi ndjehen të kënaqur, kështu është shprehur edhe sulmuesi Ardian Nuhiu, i cili mes tjerash ka potencuar se në klub po mbizotëron një atmosferë shumë pozitive dhe vëllazërore.

“Ajo që mundë të themi për momentin, jemi shumë të kënaqur nga kushtet që na janë ofruar në Ohër. Kemi ushqim shumë të mirë, kemi kujdes special nga stafi dhe më e rëndësishmja edhe koha është e mrekullueshme. Sot kemi zhvilluar edhe dy seanca tjera stërvitore, duke marrë dhe këshilla shumë të rëndësishme nga trajneri Ramadani dhe stafi i tij. Ne do të kemi dy ndeshje miqësore këtë javë, të mërkurën kundër Zajazit dhe të premten ndaj ekipit serb, Javor dhe besojmë që këto dy ndeshje do të jenë shumë të rëndësishme për të parë se si po ecën forma e skuadrës”, është shprehur për faqen zyrtare të klubit www.fcshkupi.com , sulmuesi shkupjan Nuhiu.
Të përkujtojmë se FC Shkupi pos miqësoreve që do të luajë me Zajazin në Strugë më 5 Shkurt në orën 13:00 dhe Javor në Ohër me 7 Shkurt në orën 14:00, pritet të luajë edhe me ekipin e Pelisterit me 13 shkurt. / FC Shkupi

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT