Omer Bunjaku: Formula e suksesit Nuhiu dhe Zendeli

Skuadra e Shkupit sezonin e ri futbollistik e ka filluar në mënyrën më të mirë të mundshme, nga nëntë ndeshje të zhvilluara, përfshi këtu edhe ndeshjen e 1/16 të Kupës së Maqedonisë, ka shënuar katër fitore, tri barazime dhe dy disfata, me gol diferencë 11 gola të shënuar dhe 9 të pranuar, që është një fillim mjaft i suksesshëm që nga viti 2003-2004, e që ka bërë Shkupi të mbajë pozitën e katërt në tabelën e klasifikimit me 12 pikë të grumbulluara.

Vetëm në pesë ndeshjet e fundit Shkupi ka shënuar tri fitore dhe ka dy barazime, ndërsa sipas presidentit të klubit Omer Bunjaku, rezultat i gjithë kësaj padyshim se janë edhe dy figurat emblematike të skuadrës trajneri Ardian Nuhiu dhe kapiteni i skuadrës dhe njëherit drejtori sportiv Suat Zendeli.

“Padyshim se në fillim të sezonit të gjithë kishin mendimin se Shkupi këtë sezon do të jetë favorit kryesor për rënie nga kategoria e parë dhe me shumë skepticizëm e konsideronin çdo pikë që merrnim nga ndeshja në ndeshje. Por duke u munduar që të sjellim futbollistë që do të bëjnë ndryshim, ndërsa e gjitha e realizuar dhe planifikuar në konsultim të drejtorit sportiv dhe kapitenit tonë Suat Zendeli dhe trajnerit Ardian Nuhiu, formuam një grup lojtarësh që tani para secilës ndeshje futet me ambicie të qarta për të marrë maksimumin. Kjo padyshim se ka bërë që Shkupi të jetë ekip shumë i respektuar nga të gjithë dhe ne mendojmë se nga ndeshja në ndeshje do të jemi edhe më të fortë. Sigurisht se këtu rol të madh luajnë edhe futbollistët, të cilët fillimisht ata të cilët janë në klub dhe të tjerët që vijnë, formojnë  brenda grupit ambient familjar dhe më pas edhe në fushë ajo pasqyrohet me arritjen e suksesve”, ka thënë presidenti i klubit Omer Bunjaku.

Të përkujtojmë se ndeshja e radhës që Shkupi luan të dielën në kuadër të javës së nëntë, do të jetë mysafire e KF Vardarit në stadiumin e qytetit “Filipi i Dytë”.

Share Now

Related Post

Përgjigjuni komentit