Osmani: Edhe në Gostivar kërkojmë fitoren

Shpërndaje:

Osmani: Edhe në Gostivar kërkojmë fitorenTë shtunën Liga e Dytë do të sjell një tjetër derbi të madh, kur në Gostivar do të takohen dy ekipe pretenduese për Ligën e Parë dhe që për momentin janë edhe në kreun e tabelës.

Gostivari do të jetë nikoqire e Shkupit, ndërsa kjo ndeshje ka zgjuar interesim për shumë dashamirë të futbollit që dëshirojnë të shikojnë futboll kualitativ.

Që të dy ekipet në mesin e tyre kanë futbollistë me shumë përvojë dhe janë skuadra që arsyetojnë kandidaturën për të qenë pjesë e Ligës së Parë.

Një nga futbollistët që është me një bagazh të madh të futbollit profesionist, është Minas Osmani, i cili këtë ndeshje e pret si gjithë të tjerat, pa ndonjë eufori të madhe.

“Duke marrë parasysh se do të luhet një ndeshje derbi i kësaj jave, nga ana tjetër takohen dy ekipe shqiptare, fillimisht kjo do të jetë një festë për të gjithë futbolldashësit. Ne vazhdojmë të jemi lider të tabelës dhe kemi një ecuri të mrekullueshme si në kampionat ashtu edhe në Kupën e Maqedonisë, besoj se edhe në duelin e radhës do të kërkojmë të marrim maksimumin. Ndeshja ndaj Teteksit ishte shumë e vështirë, por ne atë e kemi lënë pas vete dhe jemi orientuar vetëm në duelin e të shtunës. Ne si klub në çdo ndeshje shkojmë për të fituar, këtë do ta kërkojmë edhe ndaj Gostivarit, edhe pse ata janë në një epërsi pasi që luajnë në fushë të tyre, por kjo për ne si profesionist nuk duhet të paraqes asnjë problem”, ka thënë Minas Osmani.

Skuadra e Shkupit për momentin është pa asnjë disfatë që nga fillimi i sezonit, ndërsa Gostivari në dy ndeshjet e fundit në kampionat ka shënuar dy fitore duke u ngjitur në pozitën e tretë.

Në këtë ndeshje të dy ekipet do të kenë dhe përkrahjen e tifozëve të tyre të flaktë. “Shvercerat” kanë paralajmëruar se do të jenë në Gostivar, ndërsa edhe tifozët vendas “Kastriotët” janë gati për të përkrahur skuadrën e zemrës në këtë ndeshje. Gjithsesi kjo do të jetë një ndeshje vëllazërore mes dy ekipeve shqiptare, të cilat kanë një qëllim, inkuadrim në Ligën e Parë. Ndeshja Gostivari – Shkupi, luhet në stadiumin e qytetit në Gostivar, me fillim në ora 15:30. / fcshkupi.com/

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT