Përsëri Stojkoski i jep tri pikë Shkupit

Shpërndaje:

Shumë pak njerëz e kishin futur FC Shkupin në ekipin që këtë sezon do të jetë një prej kandidatëve që do të nxehë pozitën e fundit, por nga ndeshja në ndeshje ekipi dhe trajneri Ardian Nuhiu, i demantuan të gjithë skeptikët, pasi që në tri ndeshjet e fundit Shkupi ka marrë po aq fitore dhe 9 pikë të plota.

Fitorja e fundit që mori Shkupi është ajo ndaj “Skopjes”, skuadër kjo që në Çair kishte ardhur vetëm të mbrohet që të largohet së paku me një pikë.

Por kështu nuk ndodhi, pasi bardhekaltërit që nga minuta e parë filluan sulmet e njëpasnjëshme, e që rezultoi goli të vjen në minutën e 25-të, ndërsa autor ishte përsëri Stojkoski, që për të ishte goli i tretë sezonal.

Goli erdhi pas një aksioni të shpejtë nga ana e djathtë, ku si zakonisht topin me shpejtësi e barti Shpend Asani, duke dërguar goditje të fortë, e që portieri e dëboi në këmbët e Stojkoskit, e ky i fundit në tentimin e dytë gjeti portën e “Skopjes”.

Shkupi edhe në pjesën e dytë krijoi shumë raste për të shënuar, por duke mos arritur të konkrtetizojnë asnjë, ishin plot futbollistë që kërkonin të shënojnë dhe gol tjetër, por në të shumtën e rasteve mbrojtja e ngjeshur e “Skopjes”, bllokonte goditjet e tyre.

Ishte kjo edhe një ndeshje shumë e bukur për sy, që u duartrokit nga 1500 shikues, të cilët në fund me brohoritje dhe këngë përcollën në shzveshtore heronjtë e tyre.

Ndeshjen e radhës Shkupi e luan në Tetovë, ku do të jetë mysafire e Renovës. Me 10 pikë të fituara Shkupi ndan pozitën e tretë dhe të katërt me Vardarin.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT