Pezullohen të gjitha ndeshjet në Shkup

Federata e Futbollit të Maqedonisë ka marrë vendim që këtë të diel në Shkup mos të zhvillohen ndeshjet e Ligës Parë Futbollistike të Maqedonisë. Një vendim të tillë Komisioni i garave pranë FFM-së, e ka marrë me kërkesë të MPB-së. Nga shtëpia e futbollit njoftuan se një vendimi i tillë është marrë për çështje sigurie. Kështu ndeshja Rabotniçki – Shkupi do të zhvillohet të dielën në Veles dhe pa prezencën e shikuesve.

Përgjigjuni komentit