Ramadani: Me “Shvercerat” do ti gëzohemi fitores ndaj Bellasicës

Shpërndaje:

FC Shkupi pas paraqitjes së shkëlqyeshme ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit, ku na u mohua fitorja në minutat e fundit, tani forcat i ka koncetruar tek kundërshtari i ardhshëm – skuadra e Bellasicës. Në sfidën e fundit, në lagjen Gjorçe Petrov, FC Shkupi luajti plot 45 minuta pa Abdulkadir Zangon, i cili u largua me karton të kuq, ndërsa në vend të tij erdhi Besir Ramadani. Mbrojtësi i ri poashtu u aktivizua në minutat e fundit ndaj Vardarit, ndërsa luajti plot 45 minuta ndaj Makedonija Gj.P. Ramadani premton se do të jep maksimumin në çdo sfidë , qoftë në terrenin vendas apo në transfertë.

Normalisht që jam shumë i kënaqur që pas 8 ndeshjeve sërisht rikthehem në ekipin e parë dhe isha në terren në përballjen me Makedonija Gj.P. . Gjithmonë jam i gatshëm që të ndihmojë ekipin, si nga stoli, po ashtu edhe kur luajë në formacionin e parë. Mendojë se në përballjen e fundit, ndaj Makedonija Gj.P, shënuam një rezultat pozitiv dhe na ndanin minutat deri te fitorja e parë në transfertë. Është e vërtetë që gjatë kohë nuk kemi marë pikë në transfertë, andaj edhe një pikë, në vend të 3 pikëve, është sërisht rezultat pozitiv, duke marë parasysh faktin se në pjesën e dytë ishim me një futbollist më pak në terren, pas largimit të Zangos me karton të kuq. Andaj besoj se kjo është vetëm nisma e rezultateve pozitive. Pasi që në ndeshjen e fundit në Çair, mundëm Vardarin, shpresoj se të njëjtën gjë të bëjmë edhe ndaj Bellasicës dhe së bashku me “Shvercerët” ti gëzohemi 3 pikëve të reja, me të cilat do të ngjitemi më lartë në tabelën e klasifikimit,” tha mes tjerash Besir Ramadani , në vigjile të përballjes me skuadrën nga Strumica.

FC Shkupi në këtë përballje do të jetë pa Basilion dhe Iljoskit, për shkak të lëndimeve, ndërsa Abdulkadir Zango duhet të kalojë pezullimin me karton të kuq. Ndërkohë, Rron Broja mbetet sërisht në dyshim për shkak të lëndimi në këmbën e majtë. Ndeshja FC Shkupi – Bellasica, do të zhvillohet të dielën (25 nëntor) në stadiumin në Çair, me fillim në orën 13.00.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT