Rastet pë Shkupin, goli për Vrapçishtin

Shpërndaje:

Rastet pë Shkupin, goli për VrapçishtinPara se të shënojnë golin nikoqirët, skuadra e Shkupit në minutën e 15-të kishte një super rast kur Muharrem Bajrami goditi fort me kokë, por portieri Amir Jashar nuk u tremb dhe dëboi topin që kishte marrë rrugë drejt rrjetit.

Skuadra e Vrapçishtit ka marrë një fitore të madhe edhe pse shumë të vështirë në duelin ndaj FC Shhkupi, ku kjo e fundit ka dominuar me lojën në fushë dhe me rastet për të shënuar, ndërsa Vrapçishti nga një gjysmë rast arriti të shënojë fitore.

Gjithçka ndodhi në minutën e 37-të, kur shkupjani Fatmir Arifi i shënoi Shkupit, që në fund u tregua edhe si goli vendimtarë për fitoren e 12-të, të Vrapçishtit gjatë këtij edicioni. Liris Bexheti bukur depërtoi nga e majta  duke harkuar në shtyllën e dytë deri te Benjamin Shabani, i cili me kokë ktheu topin deri te Fatmir Arif, që nuk e kishte të vështirë nga afërsia me kokë të shënojë për 1:0.

Para se të shënojnë golin nikoqirët, skuadra e Shkupit në minutën e 15-të kishte një super rast kur Muharrem Bajrami goditi fort me kokë, por portieri Amir Jashar nuk u tremb dhe dëboi topin që kishte marrë rrugë drejt rrjetit.

Shkupi edhe në fillim të pjesës së dytë pati shumë raste për të shënuar, por rastin më të mirë e kishte Minas Osmani, i cili doli i vetmuar para portierit vendas Amir Jashar, e që ky i fundit mjaft mirë e lexoi goditjen Osmanit, e cila përfundoi në shtyllë dhe u pastrua nga ana e mbrojtësit Fatmir Arif.

Ashqu sikurse afrohej fundi i ndeshjet, rastet e Shkupit vetëm se shtoheshin, Florent Osmani, Leonrad Kallaba, Besir Demiri, Bujamin Asani që të gjithë sulmonin nga të gjitha anët, por thjesht kësaj radhe fati nuk ishte në anën e futbollistëve shkupjan dhe rezultati mbeti i pandryshuar 1:0.

FC Shkupi pas kësaj disfate, që ishte dhe e para e këtij sezoni, mbete me 37 pikë dhe tani është në pozitën e e 5-të.

Portieri dhe kapiteni i skuadrës FC Shkupi në ndeshjen ndaj Vrapçishtiti ka marrë një lëndim, që në shikim të  parë dukej se nuk është shumë serioz, por që e detyroi atë të largohet nga fusha në pjesën e dytë. “Terreni ishte shumë i papërshtatshëm për lojë dhe nga një rivënie, lëndova muskulin dhe nuk e di se çka mundë të jetë lëndimi deri sa nuk vizotoj mjekun. Gjithsesi të hënë do të kem një kontrollim më të mirë dhe do të mësoj se çka më pas”, ka thënë Zendeli.

Kryesia, stafi teknik dhe futbollistët në mënyrë publike dëshirojnë të falënderojnë KF Vrapçishtin për mikpritjen që i është bërë që nga arritja në Vrapçishte e deri në momentin kur janë nisur për në Shkup. “Me këtë edhe një herë dëshirojmë publikisht të falënderojmë kryesinë e skuadrës së Vrapçishtit që në mënyrë vëllazërore na pritën dhe përcollën. Ata dëshmuan se janë skuadër e madhe dhe treguan se kur luajnë dy ekipe shqiptare mundë të luhet ndeshja pa incidente dhe me atmosferë vëllazërore. FC Shkupi i uron skuadrës së Vrapçishtit fitoren duke u dëshiruar suksese edhe në ndeshjet tjera”.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT