Seniorët fitojnë kontrolluesen ndaj shpresave

Skuadra e FC Shkupi ka zhvilluar ndeshjen e parë kontrolluese (stërvitore) me gjeneratat e reja të shkollës së futbollit, duke shënuar fitore me rezultat të lartë 6:1 (0:0).

Trajneri Ardian Nuhiu ndeshjen e filloi me një ekip të kombinuar, duke ju dhënë shansin futbollistëve të rinj dhe atyre që sapo janë afruar në skuadër. Në pjesën e parë e cila përfundoi pa u prekur rrjetat ajo e Suat Zendelit dhe e Ruzhdi Ametit, edhe pse në disa raste tentuan që të shënojnë nga ekipi i parë Husein Demiri dhe Fatih Ismaili, ndërsa nga ana tjetër edhe të rinjtë kërkuan golin përmes këmbëshpejtit Suhejm Mugarremi dhe Musli Lika.

Në pjesën e dytë trajneri Nuhiu e filloi ndeshjen me ekipin standard, që solli dhe ndryshimin në rezultat duke u shënuar gjashtë gola, ndërsa edhe të rinjtë treguan se kanë potencial të mirë dhe se shumë shpejtë mundë të llogaritet në shërbimet e tyre duke shënuar një herë në portën e seniorëve.

Fillimisht goli i parë erdhi pas një aksioni të shpejtë të Emmanuel Mbellas, i cili e gjeti të vetëm para portës Ermedin Ademin që shënoi për 1:0. Rezultatin në 2:0 e ngriti Muharem Bajrami, që ëm pas edhe përsëri shënon Ermedin Adem për 3:0. Në 3:1 zbuti epërsinë Bujar Ilazi, ndërsa më pas erdhën edhe tre gola të tjerë. Përsëri shënoi Ermedin Adem që ishte goli i tij i tretë në këtë ndeshje dhe më pas nga një gol ishin vepër e Shqiprim Taipit dhe Bunjamin Shabanit.

Marrë në përgjithësi, ishte kjo një ndeshje kontrolluese për seniorët dhe të rinjtë e Shkupit, që do të vazhdojnë të stërviten edhe më tej në Shkup, ndërsa kontrolluesja e radhës luhet të mërkurën (19.07.2017 ora 18:00), në stadiumin e “Hekuranës”, ku për kundërshtarë kanë ekipin e ri të Ligës së Parë “Skopje”-n.

 

FC Shkupi: Suat Zendeli (Burhan Mustafa), Fisnik Zuka, Besart Krivanjeva. Besir Ramadani (Sedat Berisha), Edis Maliqi, Shqiprim Taipi, Xhavit Bushi (Muharem Bajrami), Shpend Asani (Bunjamin Shabani), Husein Demiri (Ermedin Adem), Fatih Ismaili (Emmanuel Mbella).

FC Shkupi (të rinjtë): Ruzhdi Ameti (Nuhi Jonuzi), Muhamed Ademi (Almir Amati), Jusuf Aliu (Fahrudin Xhengiç), Sejdiamet Zendeli (Erblin Daci), Kushtrim Kurti (Berkan Agushevski), Sumer Hasan (Hasib Ibraimi), Suhejl Muharemi (Bujar Ilazi), Lavdrim Salihasi (Ruzhdi Curri), Musli Lika (Nuredin Iseni), Besnik Ferati (Agan Ziberi), Erkan Asani (Orhan Miftari) (Shenoll Jashari), (Sefer Limani)

 

Share Now

Related Post

Përgjigjuni komentit