Shkolla e futbollit FC Shkupi me sukses përfundoi gjysmë sezonin

Shpërndaje:

Ka përfunduar me sukses edhe sezoni për të gjitha grupmoshat e shkollës së futbollit të FC Shkupit, e që funksionon me të gjitha gjeneratat: 1999, 2000, 2001, 2002, 2003, 2004, 2005, 2006, 2007, 2008, 2009, 2010, 2011.
Kordinator i shkollës së futbollit është prof. Jeton Musliu, ndërsa me grupmoshat punojnë edhe trajnerët Sami Ganiu, Halim Bilali, Erkan Murseli, Ferdi Ismaili, Enes Qaili dhe Alisa Vishi (trajner i portierëve.
Të gjithë trajnerët janë të licencuar për punën e tyre profesionale. Shkolla funksionon me 12 gjenerata të cilat garojnë në nivele të ndryshme, ku të gjithë trajnerët mundohen që lojtarëve tu tregojnë mjeshtrit e lojës së futbollit. Gjithashtu mundohen që në stërvitje lojtarët t’i bëjnë të lumtur dhe ta duan futbollin.
“Përkrahja e pa rezervë nga kryetari i klubit Omer Bunjaku, drejtorit sportiv Suad Zendeli dhe anëtarët e tjerë të kryesisë, pa diskutim janë motiv shtesë për mua si koordinator dhe për të gjithë kolegët e mi. Qëllimi i ynë kryesor është që të kemi sa më shumë lojtar nga shkolla e futbollit në ekipin e parë. Te theksoj edhe faktin kryesor që kemi bashkëpunim të mirë të gjithë kolegët për sukseset e arritura. Që nga fillimi i këtij sezoni kemi bashkëpunim me klube nga Kosova, Shqipëria dhe Turqia” ka thënë për faqen zyrtare të klubit koordinatori i shkollës së futbollit Jeton Musliu.
Të potencojmë se ekipet e shkollës së futbollit të FC Shkupi kishin ndeshje kontrolluese me ekipin e parë, pastaj kemi shumë futbollist tanë që janë pjesë e reprezentacioneve të Maqedonisë, por njëkohësisht nga shkolla e futbollit është bërë edhe avancim i lojtarëve të talentuar në ekipin e seniorëve, një prej efekteve më të mira për çdo trajner dhe normal për çdo lojtar me perspektivë i cili ëndërron të vesh fanellën e ekipit të parë.
Puna e vazhdueshme dhe rezultatet e mira kanë bërë që për momentin shtatë lojtar stërviten me ekipin e seniorëve, gjë që na bën krenar ne si shkollë dhe pjesë e FC Shkupit, duke treguar se kemi lojtarë me perspektiv të madhe. Pa diskutim të gjithë ne si staf do të vazhdojmë të punojmë në mënyrë profesionale për të arritura edhe më të mëdha, e që njëherit do të jetë gjithçka në dobi të klubit tonë.

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT