Shkupi gjunjëzoi edhe Pelisterin në Çair

Ka përfunduar xhiroja e 24-të e Ligës së Parë të Maqedonisë, ku ekipi i Shkupit ka marrë tri pikë të mëdha në duelin derbi, ndaj Pelisterit. Loja e administruar në mënyrë të mrekullueshme gjatë gjithë 90 minutave, ka dëshmuar se Shkupi vërtet është skuadër e madhe dhe se meriton të jetë në pjesën e lartë të tabelës. Strategu Ardian Nuhiu kishte vendosru një taktikë të mirë dhe u varjet se ka analizuar mirë lojën e kundërshtarit, që pothuajse në asnjë moment nuk rrezikoi portën e Zendelit.

Kanosja e parë e Shkupit ishte që në minutën e 3-të, kur Jasir Asani dërgoi një goditje, e cila u menaxhua mirë nga portieri Pashoski. Goditja e radhës ishte në minutën e 10-të, kur Mbella tentoi portën, por topi kaloi skaj portës.

Në minutën e 21, Muharem Bajrami nga goditja e lirë arriti që të mposhtë Pashoskin për festë të madhe në tribunën e stadiumit të Çairit.

Deri në fund të pjesës së parë regjistruam edhe tentimin e Bunjamin Shabanit, e cila u devijua nga mbrojtja kundërshtare.

Edhe ne pjesën e dytë, ishte Shkupi që kontrolloi lojën, duke realizuar shumë raste. Përsëri Jasir Asani në minutën e 51, kishte rastin e parë konkret, më pas radhiteshin rastet si në shiritin e filmit. Pesë minuta më vonë përsëri ishte Jasir Asani i cili kishte një goditje të fortë, e që portieri e grushtoi në rivënie këndi. Më pas dyshja sulmuesi Asani – Mbella kishin përsëri rast për të shënuar golin e dytë, por topi përfundoi në rivënie këndi.

Florian Kadriu i cili në lojë u fut në pjesën e dytë, kishte rast në minutën e 76-t, ndërsa dy rastet e fundit i kishin fillimisht në minutën e 81 Jasir Asani e më pas Fisnik Zuka, por që nuk arritën të tundin rrjetin.

Në këtë ndeshje, trajneri Nuhiu, bëri tri zëvendësime, kur në lojë u futën, Florian Kadriu, Fisnik Zuka dhe Fatih Ismaili, ndërsa u larguan Emmanuel Meblla, Bunjamin Shabani dhe Dimitrija Llazarevski. Kjo ishte fitorja e dytë e Shkupit në këtë sezon, ndërsa ndeshja e pestë që Shkupi nuk ka pësuar disfatë. Ndeshjen e radhës Shkupi e luan të mërkurën (05.04.2017), si mysafire e Bregallnicës.

 

 

Share Now

Related Post

Përgjigjuni komentit