Shkupi i merr edhe Shkëndijës një pikë

Shpërndaje:

Skuadra e Shkupit edhe në ndeshjen e tretë të këtij sezoni ka arritur të merr pikë ndaj Shkëndijës së Tetovës, duke dëshmuar se shkupjanët janë ekip që nuk mundë të thyhen lehtë, ndërsa edhe pse me shumë raste në të dy anët, ndeshja përfundoi me rezultat të barabartë 0:0.

Kanosja e parë më serioze në pjesën e parë erdhi nga Shkupi, kur në minutën e 20 pas një gjuajtje nga goditja e lirë të Muharem Bajramit, topi goditi në futbollistët mbrojtës të Shkëndijës, ndërsa devijimi e dërgoi atë disa centimetra larg portës së Jovanovskit. Shkupi gjithashtu organizoi edhe një kundërsulm tjetër të shpejtë nga krahu i djathtë,depërtimi i mrekullueshëm i Florian Kadriut, i cili ishte i pakapshëm për mbrojtësit tetovar, arrin deri te Ermedin Ademi, i cili goditi topin plogësht që mundej të përfundonte në rrjetë.

Shkëndija në pjesën e parë kishte disa gjysmë raste, që përfundon me krosime të pasakta dhe intervenime të mrekullueshme të mbrojtjes së Shkupit, nga Llazarevki, Berisha, Maliqi dhe Krivanjeva.

Pjesa e dytë nisi me ritëm të shtuar të tetovarëve, por që Shkupi doli të jetë e koncentruar dhe në asnjë moment nuk i lejoi kundërshtarit të arrijë cakun e dëshiruar. Ofensivën e Shkëndijës, futbollistët e trajnerit Ardian Nuhiu e shfrytëzonin në maksimum, duke kërkuar golin përmes kundërsulmeve të njëpasnjëshme. Rastin më të mirë e kishte Husein Demiri, i cili doli të jetë më i shpejtë se mbrojtësi Çollak, ky i fundit ndryri në mënyrë të palejuar ndaj Demirit, ndërsa referi e ndëshkoi vetëm me karton të verdhë.

Padyshim se në këtë ndeshje të gjithë futbollistët dhanë maksimumin e tyre duke ofruar një lojë të mrekullueshme, ndërsa edhe një herë hero i shkupjanëve ishte portieri Suat Zendeli.

 

KF Shkëndija – FC SHKUPI 0:0 (0:0)

Stadiumi i qytetit në Tetovë – Shikues: 5.000

Refer: Dimitar Meçkarovski me ndihmësi: Dejan Nedelkovski dhe Goce Petrevski dhe referët shtesë: Konstantin Vllaho dhe Darko Stojçevski.

Kartona të verdhë: Bejtullai, Cuculi (Shkëndija), B. Asani, Demiri, Maliqi, Zendeli (Shkupi).

SHKËNDIJA: Jovanovski, Bejtullai, Cuculi, Ibraimi (Juffo 81′), Totre (Abdurahimi 46′), Medjedoviç, Hasani, Çekikoviç, Junior (Radeski 65′), Çollak, Vujçiç.

Trajner: Tomas Brdariç

FC SHKUPI: Zendeli, Maliqi, Bajrami, Krivanjeva, Kadriu (Arif 85′), Iseni (Zuka 73′), J. Asani (Demiri 63′), Berisha, Adem, B. Asani, Lazarevski.

Trajner: Ardian Nuhiu

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT