Shkupi kala që nuk mposhtet

Shpërndaje:

Shkupi kala që nuk mposhtetSkuadra e Shkupit nuk e ka ndërmend të ndalë hovin e të qenit skuadra e pamposhtur në kampionatin e Ligës së Dytë. Futbollistët e trajnerit Zekirija Ramdani kanë shënuar dhe fitoren e 10-të sezonale, kësaj radhe duke e mundur Euromilkun me rezultat 4:2, ndeshje kjo e luajtur në stadiumin e Çairit në Shkup.

Shkupi edhe këtë ndeshje e filloi me sulme të një pas njëshme duke e rrezikuar portën kundërshtare, ndërsa në 5 minutat e fundit të pjesës së parë u shënuan dy gola. Fillimisht Besart Iseni shënoi me kokë në minutën e 40-të, ndërsa pas një Muharrem bajrami ka realizuar nga pika e bardhë në fishkëllimën e gjyqtarit në minutën e fundit të pjesës së parë. Në pjesën e dytë, Stankovski shënoi pas asistimit të Nuhiut në minutën e 52-të, por rezultat 3:0 si duket la shumë zbrazëtirë në brojtjen e Shkupit e cila për dy minuta pranoi dy gola. Askentiev shënoi në minutën e 61, ndërsa Lamallari nj minutë më vonë. Por fitoren e Shkupit vulosi lojtari i ndeshjes në këtë duel, Ardian Nuhiu, i cili nga fusha e ekipit të tij arriti tu ikë mbrojtësve të tij dhe të shënoj golin e sigurisë dhe të fitores. / fcshkupi.com /

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT