Shkupi kampion, fitore për Shvercerat

Shpërndaje:

40Sot kur e gjithë shqiptaria po festonte 22 nëntorin ditën e Alfabetit Shqiptarë, Skuadra e Ligës së Dytë Shkupi ka festuar titullin e kampionit vjeshtor, ndërsa tifo grupi “Shvercerat Shkup” e festuan 25 vjetorin e themelimit. Ishte kjo një ditë e madhe festive për Shkupin, e cila edhe më tutje mbetet lider i pa konkurrentë në ligën e Dytë.

Me fitore minimale prej 1:0 ndaj ekipit Mlladost Carev Dvor, Shkupi i ka qerasur me fitore “Shvercerat” për nder të 25 vjetorit të tyre.

Para kësaj ndeshje është bërë publike edhe himni i ri i FC Shkupi, të cilin e kishte interpretuar Mustafa Imeri – Tafa, këngëtari i cili ka qenë ish-futbollist i kësaj skuadre po edhe një fans i klubit pas përfundimit të karrierës si futbollist.

Para më shumë se 3000 shikuesve foli kryetari i klubit Ejup Ademi, i cili përsëriti edhe një herë se Shkupi është skuadër që ka traditë dhe se ky ekip do të jetë ndër më të fuqishmit në vend.

”Dëshiroj të uroj tifozët Shvercerat për 25 vjetorin e themelimit dhe me këtë t’ju themi se të bashkuar jemi më të fortë e dhashtë Zoti që shumë përvjetore të festojmë së bashku. Shfrytëzoj rastin që edhe futbollistëve dhe stafit teknik tju uroj titullin kampion. Për të gjitha këto rezultate nuk do të ishte e lehtë që të arrihen pa ndihmë e kryetarit të Komunës së Çairit, z.Izet Mexhiti”, tha mes tjerash kryetari Ejup Ademi.

Ndeshja ishte fer dhe korrekte, ndërsa Shkupi ka luajtur me një futbollist më pak nga minuta e 44-të, kur Ardian Nuhiu u ndëshkua me kartonin e dytë të verdhë, që solli me automatizëm karton të kuq.

Pjesa e parë përfundoi pa gola, me iniciativë të Shkupit, ndërsa e njëjtë ishte edhe pjesa e dytë, duke mos u vërejtur në asnjë moment mungesa e Nuhiut të përjashtuar.

Hero i ndeshjes ishte Besir Demiri i cili shënoi gol të mrekullueshëm në minutën e 84-të, pas asistimit të Goran Maznov.

“Kjo ishte një ndeshje shumë e vështirë për ta luajtur nga fakti se luanim në një atmosferë jubilare dhe duhej të fitonim me çdo kusht për të rrumbullakësuar festën. Ky ka qenë goli më i dashur për mua gjatë kësaj sezone dhe ua dedikoj si dhuratë “Shvercerave”, shpresoj se do të vazhdojmë edhe sezonin pranveror me këtë ritëm”, ka thënë golashënuesi Demiri.

Tani ekipi i Shkupit është në pozitën e parë me 35 pikë, me 13 pikë më shumë se ndjekësit e saj Vëllazërimi dhe Gostivari.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT