Shkupi ndalet vetëm me barazim

Shpërndaje:

Shkupi ndalet vetëm me barazimËshtë dashur të luhet xhiroja e nëntë dhe të ndalet hovi I skuadrës së FC Shkupi, për të ndërpre serinë fitoreve të një pas njëshme. Edhe pse Shkupi nuk arriti të shënojë, kjo nuk pasqyron aspak realitetin e ndeshjes që të dielën është luajtur në Kërçovë, ku Napredoku ka marrë pikë me vlerë, ndaj skuadrës që për 90 minuta kërkonte fitoren.

Pjesa e parë me shumë raste dhe sulme të shpeshta drejt portës së Napredokut, ka përfunduar 0:0, ndërsa në pjesën e dytë përsëri fotografi e njëjtë, Shkupi sulmonte, ndërsa nikoqirët kërkonin që me ndonjë kundërsulm të shpejtë të rrezikojnë Zendelin.

Në minutën e 70, një pakujdesi në mesfushë nga Bujamin Asani, e që më pas Shabani ndaloi në mënyrë të palejuar kundërshtarin, bëri që referi të akordojë gjuajtje të lirë, që me një goditje shumë të fortë dhe precize, shënoi gol Kiril Stepanoski.

Ky moment aspak nuk shuajti shpresat e shkupjanëve për të vazhduar sulmet drejt portës kundërshtare. Derisa referi i katërt po tregonte se do të luhet vazhdim edhe 3 minuta, Bujamin Asanin nga një distancë prej 20 metrash me goditje të fortë dhe precize, e barazoi rezultatin, për të sjellë gëzim te publiku shkupjan. Edhe në tri minutat e fundit Shkupi sulmoi portën kundërshtare, ndërsa rast shumë të mirë kishte Minas Osmani, i cili nuk arriti që në fund të bëjë edhe sensacion, të merr tri pikë nga Kërçova.

“Gjithsesi se jam i kënaqur nga rezultati, edhe pse u treguam ekip më e mirë gjatë gjithë kohës, një mos koncetrim në mbrojtje bëri që të ndëshkohemi nga gjuajtja e lirë. Ne asnjë herë nuk u dorëzuam dhe barazuam në momentet e fundit. Ndeshja me Napredokun është kapitull i mbyllur dhe ne tani koncentrohemi për duelin me Teteksin dhe ndeshjet tjera që na presin në vazhdim të kampionatit”, ka thënë trajneri Zekirija Ramadani.

Kështu Shkupi vazhdon të mbetet ekip i pamposhtur në këtë sezon, ndërsa vlen të përmendim se në këtë ndeshje munguan Muharrem Bajrami, Dimitrija Llazarevski dhe Goran Stankovski. Tani Shkupi do të vazhdojë përgatitjet e rregullta, për të qenë e gatshme për ndeshjen e Kupës, kur në Tetovë do të luajë ndeshjen kthyese ndaj Teteksit, me të cilët në Çair kishin luajtur baras 1:1. / fcshkupi.com /

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT