Shkupi ndezi motorët për sezonin e ri

Futbollistët e FC Shkupi sot i janë përgjigjur ftesës së trajnerit Ardian Nuhiu në grumbullimin e parë, për të filluar përgatitjet për sezonin e ri 2017/2018.

Në thirrjen e parë ishin të pranishëm numri më i madh i futbollistëve, në përjashtim të Sedat Berishës, Bunjamin Shabanit, Ermedin Adem të cilët ekipit i bashkohen nga dita e nesërme, ndërsa Emmanuel Mbella shkaku i fluturimit nga Parisi, do të arrijë në Shkup ditën e hënë.

Në takimin e parë trajneri Nuhiu u dëshiroi futbollistëve fillimisht të kenë shëndet dhe të kapin formën e mirë për të pasur një sezon sa më të mirë.

“Ju uroj fillimisht të keni shëndet të plotë dhe më pas të tregoni karakter të fortë dhe të keni shpirt garues në sezonin e ri. Na presin sfida të reja dhe ne duhet të jemi të përgatitur që sezonin ta fillojmë sa më mirë. Shpresoj që këtë sezon të mos i kemi problemet e vitit të kaluar dhe të luftojmë për pozitë sa më të lartë në tabelë. Të gjithë atyre që janë larguar nga klubi u dëshiroj fat dhe suksese në mjediset e reja, ndërsa ne kemi arritur të mbajmë bazën e ekipit, por tani më jemi në fazën kur edhe do të sjellim përforcime të reja. Fillimisht i dëshirojmë mirëseardhje dhe akomodim futbollistit të ri Kristijan Stojkoski dhe shpresojmë të ndjehet si në shtëpinë e tij”, ka thënë mes tjerash trajneri Nuhiu. Nga klubi deri më tani janë larguar Besar Iseni, Florian Kadriu dhe Fatmir Arif, ndërsa prurja e parë është Kristijan Stojkoski nga Makedonija Gj.P.

Shkupi do të vazhdojë të kryejë fazën e parë të stërvitjeve në Shkup, ndërsa nëse gjithçka ecën sipas planit nga 17 korriku planifikohet të udhëtohet në Ohër për të vazhduar fazën e dytë të përgatitjeve.

Share Now

Related Post

Përgjigjuni komentit