Shkupi nënshkruan marrëveshje me brendin sportiv Kappa

Skuadra e FC Shkupi, pasi që dje ka bërë prezantimin e sponsorit të ri, ku në konferencë për shtyp është bërë publike se edhe përgatitjet për fazën përgatitore do të zhvillohen në Antali të Turqisë, sot ka bën zyrtare edhe një marrëveshje të re.

Nga kryesia e klubit njoftuan se nga dita e sotme Shkupi ka nënshkruar marrëveshje me brendin e njohur të veshjeve sportive, firmën italiane Kappa. Skuadra me veshjet e reja Kappa, do të pajiste që nga dita kur do të arrijë në Antali të Turqisë.

Gjithashtu njoftojnë të gjithë dashamirët e skuadrës, se nga muaji shkurt i vitit 2018, do të hapet edhe “Fan Shop”-i i klubit, ku të gjithë do të kenë mundësi që të blejnë fanellë, shalle, kapela dhe gjithçka tjetër me logon dhe brendin e ri të skuadrës së tyre të zemrës.

Share Now

Related Post

Përgjigjuni komentit