Shkupi nuk e bëri mall liderin

Shpërndaje:

Shkupi nuk e bëri mall liderinEdhe pse mysafirët të parët kaluan në epërsi në minutën e 12-të me anë të golit që shënoi Elmir Mandak, kjo nuk i ç’rregulloi aspak “pëllumbat” të cilët shumë shpejt konsoliduan radhët e tyre dhe nëpërmjet Mumin Sallait barazuan rezultatin në 1:1

Skuadra e Shkupit ka treguar forcën e vërtetë pikërisht në ndeshjen përballë liderit të tabelës së Ligës së Dytë, duke e mundur me rezultat të thellë Sileksin 4:1. Edhe pse stadiumi i Çairit nuk ishte shumë i përshtatshëm për lojë, pasi që të reshurat e mëdha të shiut e kishin dëmtuar dukshëm fushën, por kjo nuk ndali një numër të konsiderueshëm të tifozëve që të përkrahin ekipin e tyre të zemrës.

Edhe pse mysafirët të parët kaluan në epërsi në minutën e 12-të me anë të golit që shënoi Elmir Mandak, kjo nuk i ç’rregulloi aspak “pëllumbat” të cilët shumë shpejt konsoliduan radhët e tyre dhe nëpërmjet Mumin Sallait barazuan rezultatin në 1:1 në minutën e 37-të.

Në pjesën e dytë gjithçka ishte më lehtë. Të udhëhequr nga kapiteni, Suad Zendeli i cili pas golit të pranuar ishte enigmë e pazgjedhur për mysafirët, duke bërë disa intervenime bravuroze, në fund të ndeshjes mbrojti edhe penallti.

“Truri i ekipit”, Muharrem Bajrami e riktheu rezultatin pozitiv në 2:1 në minutën e 49-të. Ndërkohë, në 3:1 epërsinë e rriti më i vjetri në radhët e Shkupit, Goran Stankovski, ky gol u shënuar në minutën e 66-të. Rezultatin përfundimtar Shkupi 4 Sileksi 1 e shënoi, rezervisti Mentor Idrizi, i cili shumë mirë u gjet para portës së Sileksit duke shënuar në minutën e 85-të.

Me lojë të mirë u dallua edhe Florent Osmani, i cili asistoi dy herë, golin e Stankovskit dhe Idrizit, ndërsa nuk kishte fat pasi që një herë goditi shtyllën pas një goditjeje shumë të fortë.

 Me një fjalë, të gjithë të përzgjedhurit e trajnerit Zekirja Ramadani zbatuan deri në fund detyrat dhe me meritë bënë që lideri të gjunjëzohet para tyre. / fcshkupi.com

Artikuj

Të ngjashme

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT