Shkupi nuk njeh disfatë, fitore edhe ndaj kampionit

FC Shkupi vazhdon me serinë pozitive nën drejtimin e trajnerit Umit Karan. Në përballjen derbi në stadiumin në Çair, FC Shkupi mund kampionin aktual KF Shkëndija me 1-0. Autor i golit të vetëm ishte Muharem Bajrami.

 

Sfida në Çair nisi me matjen e forcave të të dy ekipeve, ndërsa FC Shkupi regjistroi rastin e parë. Pas goditjes së lirë, të ekzekutuar nga Muharem Bajrami, brenda zonës godet Rron Broja, por topi në rrugën drejt portës, godet një mbrojtës të Shkëndijës. Në minutën e 16-të, pas rivënies anësore, Serxhio futet në zonën e rrezikut dhe parabolon bukur, duke mposhtur portierin mysafrë, por për fat të keq, topi përfundon mbi portë. Vetëm 2 minuta më vonë, Viktor Angelov asiston në zonë, por Serxhio ndalohet në momentin kur bëhej gati të godas. Pas rivënies nga këndi, godet edhe Broja, por pa mundur të ndryshojë shifrat e rezultatit. Mysafirët nga Tetova, aksionin e parë e shënojnë me kanosjen e Bojkut, por në vendin e duhur është portieri Enes Azizi. Në minutën e 22-të sërisht në skenë është portieri Azizi, që ndalon tentimin e Izair Eminit. Në anën tjetër të terrenit, Viktor Angelov kroson në zonë, ku Broja me forcat e fundit godet, ndërsa topi shkon skaj portës. Dhe në minutën e 29-të vjen shpërblimi për presionin e vazhdueshëm të FC Shkupit. Ristovski asiston në zonë, ku Serxhio ndalohet në mënyrë të parregullt nga mbrojtësi Mici. Ekzekutues i sigurt është Muharem Bajrami, dhe FC Shkupi ka epërsi 1-0. Në minutën e 32-të, pas rivënies nga këndi, Mici godet ashpër nga këndi i 16 merëshit, por topi shkon mbi portën e Azizit. Nga ana tjetër, një kundërsulm furioz i FC Shkupit, kur Berat Ustabashi futet në zonën kundërshtare, mirëpo në vend që të godas, Ustabashi asiston në 11 metra, aty ku mungoi Angellovi. Dhe rasti i fundit në pjesën e parë ishte për Shkëndijën, e cila përmes Samir Fazliu godet shtyllën.

Në pjesën e dytë, të parët kanosen mysafirët me Samir Fazliun, por i sigurtë është portieri Enes Azizi. Në minutën e 55-të, Serxhio godet nga 25 metra, por fare nuk shqetëson portierin mysafirë. Dy minuta më vonë, kroson Serxhio brenda zonës, por nuk ka askush në anën tjetër që të shënojë brenda zonës së 5 metrave. FC Shkupi rrit presionin dhe në minutën e 64-të, Serxhio kanoset nga gjuajtja e lirë, por portieri Zahov drejton topin mbi portë. Në anën tjetër vjen një krosim i rrezikshëm nga Agim Ibraimi, ndërsa nga 5 metra, Emini me kokë drejton topin mbi portë. I njëjti futbollist i Shkëndijës, kanoset nga 18 metra, por fare nuk shqetëson portierin Enes Azizin. Pasoi një periudhë e qetë, ndërsa Berisha kanoset me kokë brenda zonë. Në minutën e 85-të, Visar Musliu u gjetë në situatë të favorshme për të shënuar, por nuk arrin të kontrollojë topin pas asistit të Ibraimit. Në kohën shtesë prej 6 minutave, Viktor Angellovi godet brenda zonës, por nga këndi i vështirë, që në fund e ndalon portieri mysafirë. Në këtë periudhë kohore, Angellovi shënon edhe goli e dytë, por arbitri anësor tregon se sulmuesi i FC Shkupit është në pozitë jashtë loje. Në fund, fitore minimale ishte për FC Shkupin, që ka vlerë të madhe në ecurinë pozitive të rezultateve në stinorin veror. Përballja e ardhshme do të jetë ndaj Vardarit , më 16 ars në orën 14.30.

 

FC Shkupi – KF Shkëndija 1-0 (1-0)

Stadiumi në Çair

Shikues: 5000

Arbitër kryesor : Marjan Eckoski (Ohër)

Ndihmësit: Slagjan Markoski (Gostivar), Arbër Taravari (Gostivar)

Kartona të verdhë: Armel Bradxhi, Maharafa Tandina, Serxhio, Suhel Muharemi, Enes Azizi (FC Shkupi), Stenio Xhunior, Gledi Mici, Besmir Bojku (KF Shkëndija)

Kartona të kuq:

Golashënues: Muharem Bajrami 30′ (FC Shkupi)

FC Shkupi: Enes Azizi, Filip Ristovski, Amir Bilali, Muharem Bajrami (Armel Bradxhi 44′), Berat Ustabashi (Suhel Muharemi 65′), Serxhio, Rron Broja, Bazilio Ndong, Fati Ismaili, Tandina Maharafa (Besar Iseni 74′), Viktor Angelov.

Trajner: Umit Karan

KF Shkëndija: Kostadin Zahov, Gledi Mici, Egzon Bejtullai, Visar Musliu, Enur Totre, Samir Fazliu, Besmir Bojku, Izair Emini, Omar Imeri, Valmir Nafiu, Blagoja Todorovski.

Trajner: Qatip Osmani

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *