Shkupi pësoi disfatë nga Vardari

Skuadra e FC Shkupit gjysmë sezonin pranveror e ka filluar me humbje, duke përjetuar kështu disfatën e parë nga Vardari në duelin direkt mes tyre. Edhe pse rezultati përfundimtar i ndeshjes ishte 3:0, sigurisht se Shkupi kishte raste të shumta në këtë ndeshje, por duke mos arritur të konkretizoj asnjë nga to.

Duhet potencuar së në këtë përballje Shkupi ishte dukshëm i dobësuar pasi që nuk luajtën pesë futbollistë, Dimitrija Llazarevski shkaku i kartonëve të verdhë, Filip Janevski i lënduar, Jasir Asani për shkak që është futbollist i huazuar nga Vardari dhe dy përforcimet e fundit që ende nuk u ka arritur certifikata nga federatat ku kanë luajtur më parë, Emmanuel Mbella dhe Nikolla Iliç.

Ndeshja filloi shumë keq për Shkup kur në minutën e dytë, nga një situatë që nuk dukej se ishte kanosje, topi i devijuar nga Adem, godet në kokën e Krivanjevës për të përfunduar në rrjetën e Zendelit.

Ky gol bëri që Shkupi të fillojë të sulmojë, për të barazuar, ndërsa rastin e parë e regjistruam në minutën e 10-të, kur Muharem Bajrami dërgoi një goditje të fortë e që e ndali portieri Gaçevski.

Një tentim të mrekullueshëm kishte Besar Iseni në minutën e 17-të, kur nga 10 metra topi kaloi skaj portës së Vardarit.

Vardari përsëri kaloi në epërsi me golin e brazilianit Felipe, i cili nga 25 metra kërkoi rrjetin e e Zendelit, por që topi u devijua nga shpina e një futbollisti nikoqir për të ndryshuar kahje e që përfundoi në rrjet.

Minutat në vazhdim pas golit të dytë folën për iniciativë të Shkupit, me disa depërtime të mrekullueshme të Florian Kadriut, fillimisht në minutën e 32-të, kur portieri Gaçevski me mund të madh ndali goditjen e tij të fortë, ndërsa vetëm katër minuta më vonë përsëri Kadriu depërtoi nga e djathta që të kroson në zonë, kur Grnçarov largoi topin para futbollistëve të Shkupit.

Pjesa e dytë vazhdoi me të njëjtin ritëm, Shkupi kërkonte golin, ndërsa Vardari mbante topin me qetësi në pronësi te vet. Vetëm katër minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Bujamin Asani nga distanca prej 20 metrave goditi rreth portës, e që më pas trajneri Ardian Nuhiu në lojë futi sulmuesin e ri Fatih Ismaili i cili dërgoi një goditje të fortë drejt portës por përsëri në vendin e duhur u gjet portieri Gaçevski. Një rast tjetër kishte përsëri mesfushori Besar Iseni, por goditja e tij dërgoi topin drejt në duart e portierit nikoqir.

Derisa Shkupi po kërkonte të shënojë gol dhe të rrit shanset për barazim eventual, erdhi edhe dënimi përmes një kundërsulmi, e që këtë e shfrytëzoi Bllazhevski tetë minuta para fundit.

Në ndeshjen ndaj Vardarit, Shkupi luajti me këtë formacion:

Suat Zendeli, Besart Krivanjeva, Sedat Berisha, Ermedin Adem, Edis Maliqi,  Bujamin Asani, Muharem Bajrami, Bunjamin Shabani (Fatmir Arifi), Besir Iseni, Florian Kadriu (Fisnik Zuka), Husein Demiri (Fatih Ismaili)

Rezervë: Burhan Mustafa, Samir Shabani, Besir Ramadani, Altin Sefo

Share Now

Related Post

Përgjigjuni komentit