SHKUPI ZYRTARISHT ME SPONSOR TË RI

Shpërndaje:

Skuadra nga Çair, FC Shkupi sot festoi 90 vjetorin e themelimit të klubit, ndërsa në këtë festë u bë edhe prezantimi i sponsorit të ri “Grup Impeks” nga Turqia, që një herit është edhe sponsor i skuadrës turke Bollupspor. Me ardhjen e sponsorit të ri priten ditë të mira për klubin nga Çairi, që në të kaluarën kishte fituar tri herë titullin kampion dhe dy herë Kupën e Maqedonisë.

Në konferencë për media para gazetarëve foli kryetari aktual i klubit, Omer Bunjaku, i cili mes tjerash tha: “Në këtë ditë kur festojmë 90 vjetorin, është nder që si kryetar aktual i Shkupit të prezantoj edhe sponsorin e ri Shefket Demiri. E falënderoj edhe kryetarin aktual të Komunës së Çairit, z. Visar Ganiun, i cili realizoi premtimin e tij në zgjedhje dhe tani Shkupi ka fituar një sponsor stabil”, tha Bunjaku.

Në konferencë foli edhe kryetari i Komunës së Çairit, Visar Ganiu. “Nga mosha ime shtatëvjeçare jam i lidhur me Shkupin, kam ushtruar futboll, ndërsa më pas isha edhe trajner. Gëzohem shumë që po vijnë ditë të mira për Shkupin, dhe të gjithë shpresojmë se klubit do ti kthehet shkëlqimi i vjetër”.

Sponsori i ri Shefket Demiri që tani 20 vite punon në Turqi, tha se edhe më parë ka ndihmuar Shkupin pasi që është rritur në lagjen e Çairit dhe asnjëherë nuk e ka harruar këtë klub, por tani do ta drejtoj klubin. Demiri premtoi angazhim maksimal duke thënë se brenda 3 viteve do ta bëj Shkupin në një rang me KF Shkëndija dhe KF Vardar.

“Unë jam fëmijë i Çairit, ndërsa 20 vite punoj në Turqi. Ishim në bisedime një kohë të gjatë dhe tani vendosa të bëhem sponsor. Në gjashtë muajt e parë klubi do të stabilizohet, kurse më vonë kemi plane afatgjate. Besoj se planet që i kemi hartuar për 4 vitet e ardhshme dhe më tutje, do ti realizojmë”, u shpreh Demiri, i cili foli edhe për pritjet e tij në postin e ri. “Gjashtë muajt e mbetura të sezonit pranveror do të mundohemi të jemi sa më lartë në tabelë. Sa i përket përforcimeve sigurisht se do të ketë por meqenëse koha është e shkurt, goditjet më të mëdha do të ndodhin në sezonin e ri”, nënvizoi më tej”.

Në fund Demiri tha se gjatë ditëve në vijim do të prezantohet kryesia e re e klubit, por duke konfirmuar se tani më ish-kryetari Omer Bunjaku do të jetë pjesë e saj. Në përgatitje shkojmë në Antali, ku do të luajmë miqësore me Qarabagh, që mori pjesë në Ligën e kampionëve. Do të sjellim përforcime, por jo nga Turqia”, tha sponsori i ri Shefket Demiri.

Skuadra e Shkupit nga 20 janari do të udhëtojë për në Antali ku 14 ditë do të zhvillojë përgatitjet në kuadër të fazës përgatitore.
Ndërkohë, u bë e ditur se FC Shkupi përgatitjet dimërore do ti realizojë në Antalia të Turqisë.
Ndërkohë, pas prezantimit FC Shkupi festoi edhe 90-vjetorin e themelimit ku prezent ishin mysafir të shumtë në mesin e tyre edhe ish-futbollist të, trajner dhe tifozë e dashamir të klubit.

2021/22

KAMPION TË MAQEDONISË SË VERIUT

1998/99

KAMPION TË MAQEDONISË

1999/00

KAMPION TË MAQEDONISË

2000/01

KAMPION TË MAQEDONISË

1995/96

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

1999/00

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

2003/04

FITUES I KUPËS SË MAQEDONISË

SPONZORËT